BallinaAktualitetMinistria e Shëndetësisë: 21 raste të reja me koronavirus, 13 personel mjekësor

Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja me koronavirus, 13 personel mjekësor

Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë i personave të infektuar nga COVID-19.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 raste të reja. Tirana mbetet zona e kuqe.

DEKLARATA E PLOTE

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.

Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere, e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale-15094
Testime molekulare-13768
Testime serologjike-1326
Raste pozitive-1050
Raste të shëruara-812
Raste aktive-205
Humbje jete-33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-101
Durrës-51
Krujë-23
Shkodër-12
Kamëz-9
Berat-6
Fie-2
Korçë-1

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular