BallinaAktualitetBabë e bir u mbytën në pus/Gruaja: Djalin e luti e fejuara...

Babë e bir u mbytën në pus/Gruaja: Djalin e luti e fejuara të dilnin, por nuk pranoi…..

Ndonëse kanë kaluar 8 ditë, ku babë e bir, Alfons dhe Enver Hoxha, humbën jetën në pus, plagët e familjes për humbjen e tyre ende janë të hapura.

E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, mamaja e Alfonsit dhe bashkëshortja e Enverit, Lutfia, tregon të gjithë momentin e trishtë.

Ajo thotë se djali kërkonte me forcë që të pastronin pusin, edhe pse e fejuara i lutej që të dilnin e të bënin pazar dhe tezja (motra e Lutfies) i kërkonte që të ikte nga ajo. Por fati ishte i shkruar, babë e bir, ishin të destinuar për të humbur jetën tragjikisht brenda pusit që ende vazhdon të vadisë të mbjellat.

“Burri nuk donte. Çuni vendosi dhe tha do të pastroj pusin. Në momentin që ne ishim ulur, ky merr pompën dhe shkon te pusi. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë, kjo ishte hera e parë që ndodhi (pastrimi i pusit). Ai tha ose do e pastroj ose nuk bëj punë të tjera. E mori e fejuara në telefon që të dilnin, jo tha ai sepse do të pastroj pusin. E merrte dhe motra ime në telefon dhe ky prapë thoshte do të pastroj pusin.

Nuk e di pse ishte fiksuar për të pastruar pusin. Mori pompën dhe vajti burri, të tre më pas filluam të pastrojmë. Fillon pompa dhe kishte ujë. Atë ditë që pastruam pusin nuk kishte drita. Djali tha do të marr pompën dhe ta bëj shpejt e shpejt. Më pas ai filloi, burri e nxori dhe ai nuk kishte probleme. Djali tha u asfiksu pompa ngaqë nuk nxirrte ujë. Ndaloi pompa dhe më pas bënë pushim. Unë merrem me punë dhe erdhën dritat. Unë po bëja drekën gati, kur unë merresha me punët e shtëpisë ata shkuan përsëri te pusi lart. Ndezën pompën, në momentin që ndezën pompën dëgjoj thirrjet e burrit që thotë “hajde se u mbyt çuni”, unë u stresova nuk ecja dot.

“U mbyt çuni tha”, çfarë u mbyt çuni thashë unë. Do ti kur bërtet burri futet në pus dhe më tha “më jep litarin të futem të shpëtoj çunin”. Unë mendova se po loznin me mua. Burri duke hyrë në mes të pusit, më thotë “më jep litarin të shpëtoj djalin”.

Thërrit ne për djalin nuk dëgjohej fare. Në moment u hodh në sytë e mi Enveri dhe nuk dëgjoheshin më të dy. Kaloi një komshi këtu dhe i them, “o Neri hajde se ka rënë në pus Alfonsi dhe Enveri” për dhjetë minuta vjen i gjithë fshati.

Unë i them më jep litarin se do të hyjë në pus. Në momentin që fusja kokën në ujin e pusit, shikoja shumë tym. Pompa ishte asfiksuar. Unë zgjas kokën që të futem, ky komshiu tha që nuk bëhet. Arrin i gjithë fshati dhe ata thanë që këtu ka marrë çdo gjë fund. Kalojnë komshiet dhe më thanë që janë gjallë. Unë mbaja shpresën që i kisha gjallë. Ne e kemi bërë vetë atë pus. Pusin e kemi akoma, e mbaj, vadis, na duhet. Kam bërë dhe një pus tjetër që punoj tokën”, tha Lutfia.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular