BallinaOP EDPse Shqipërisë i duhet një rrotacion politik i menjëhershëm?

Pse Shqipërisë i duhet një rrotacion politik i menjëhershëm?

Nga Adrian Mziu

Aktualiteti politik në Shqipëri gjendet në një pikë shumë kritike në aspektin e marrëdhënieve të ndërsjellta të partive politike në vend, një anomali 30 vjeçare, duke prodhuar një krizë institucionale me shumë efekte të rënda shtetërore. Raporti i kryeministrit më opozitën jashtë parlamentare, por dhe atë “parlamentare të sfumuar” pa bosht, pa ide, jo përfaqësuese, pa identitet, por e rrjeshtuar në votimve fiktive vetëm në shërbim të kryeministrit, është një problem që nuk mund të anashkalohet lehtë, sa i përket pasojave që sjell për të ardhmen e vendit dhe cënimit të demokracisë dhe institucioneve në tërësi.

Në rrjedhën e ngjarjeve të fundit, shembja e “Teatrit Kombëtar”, është një akt politik i z. Edi Ramës, së bashku më kryebashkiakun e Tiranës z. Erion Veliaj, një ngjarje e cila duket qartë si një “ekstremitet” i këtij vendimi politik për arritjen e disa qëllimeve të caktuara, ku me shumë gjasa, ky qëllim është ogurzi, duke përfshirë shumë dritë-hije, rreth qëllimit të vërtetë të këtij akti të shëmtuar, akt i cili ka dëmtuar rëndë ndërgjegjjen kultorore, artistike, qytetare e intelektuale. Prishja e “Teatrit Kombëtar”, në mungesë të plotë të transparencës me publikun e gjerë dhe grupeve të interesit, lë një shijë të hidhur te artdashësit, por dhe jo vetëm, sepse kjo qëndresë aq e gjatë e disa artistëve dhe aktivistëve, gjeti dhe një mbështetje të gjerë të publikut.

Zgjedhja që kryeministri bëri për ta asgjesuar “Teatrin Kombëtar”, njëkohësisht, duke fshirë dhe një pjesë të identitetit të artit dhe kulturës tonë kombëtare, në një situatë kaq të pazakontë, sikurse vendi ndodhet në kushtet e pandeminë e Covid-19, të bën të mendosh se ai veproi në nxitim të plotë duke shfrytëzuar dobsitë e pjesëmarrjes qytetare dhe superioritetin e tij të policisë-politike, e cila ka braktisur misionin për të cilin shërbën “ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend”, duke u kthyer në një vegël qorre të pushtetit aktual.

Në një vend të lirë dhe demokratik, Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet, për shtypjen e protestave paqësore, duke përdorur dhunë masive, kundër disa personave që mbronin një kauz të drejtë, një kauz e cila nuk kishtë mbaruar madje as shkallët e gjykimit juridik, është e pakonceptueshme, kapërcimi që bëri dyshja Rama-Veliaj, vetëm për arritjen e synimeve personale në favor të një oligarku, i cili nga favori politik, shëndërron një pronë publike në private.

Rrotacionit politik, duhet t’i paraprij ndryshimi i “Sistemit Zgjedhor”, duke hequr dorë përfundimisht nga “Listat e mbyllura”, për t’ju kthyer demokracinë qytetarëve dhe anëtarëve të partisë për të zgjedhur vet përfaqësuesit e tyre në parlament, duke anashkaluar fenomenet e ndodhura në zgjedhjet e zhvilluara dhe administruara nga “Rilindja” që nga ardhja në pushet, zgjedhjet në vitet 2013, 2015, 2016, 2017, 2019, ku kategoria e përfaqësimit të popullit shqiptar në Parlamentin e Rebublikës së Shqipërisë dhe Bashkitë e vendit, përbëhej nga kriminel, trafikant droge, shfrytëzues prostitucioni, analfabet dhe servil të kryetarëve të partive politike.

Sistemi zgjedhor aktual me “Lista të mbyllura”, ku autorësia e zgjedhjes së përfaqësuesve në parlament i përket vetëm kryetarit të partisë, duhet të marri fund, sepse në vitin 2020, kryetarët e partive nuk mund të jenë më pronar të vetëm të partive politike në Shqipëri, ata duhet t’i kthejnë përfaqësimin qytetarëve dhe antarësisë së tyre.

Pavarësisht rrethanave, koha për ndryshimin e “Sistemit Zgjedhor” është e mjaftueshme, sepse eksperienca nga hera e fundit për ndryshimet zgjedhore ka treguar se kur egziston vullneti është realizuar nga hiqi, 6 muaj para zgjedhjeve, si rrjedhoj sot kemi sistemin zgjedhor të “Listave të mbyllura”, ku praktikisht pushteti i kryetarëve të partive politike në vend është absolut, kjo mendoj se duhet ndryshuar, duhet parë se cili nga liderat politik do të heq dorë i pari nga ky lloj sistemi, edhe pse kjo duket si e vështirë, vetëm atëherë do të arrijmë të kuptojmë se cili prej tyre e ka seriozisht kryerjen e reformës zgjedhore.

Rrotacioni politik do i shërbente vendit, duke qenë se “Rilindja” me aktet politike të ndërmarra, praktikisht ka rrëzuar çdo koncept të funksionimit të një shteti demokratik, duke rezultuar një eksperiment i dështuar politik me një kosto të pa imagjinueshme, sociale-ekonomike dhe politike për Shqipërinë.

Në aspektin e progresit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, nuk mund të rëndisim asgjë të sukseshme të kësaj qeveri në 8 vite qeverisëse të Patisë Socialiste. Premtoj 300 mijë vende të reja punë, sot rezulton më mbi 500 mijë shqiptar të larguar nga Shqipëria, si pasoj e mungesës së shpresës. Ky kryeministër, premtoj shqiptarëve luftë ndaj krimit dhe korrupsionit, por në fakt kanabizoj të gjithë Shqipërinë, ktheu policinë e shtetit në vegël të saj dhe ruajtëse të plantacioneve të mbjellura me hashash. Gjithashtu, premtoj zgjedhje të lira dhe të ndershme, faktoj të kundërtën. Në zgjedhjet e 2013 bashkëpunoj ngushtë me grupe të ndryshme kriminale, vetëm për të ardhur në pushtet. “Ligji i dekriminalizimit” i nxorri lakrat në shesh, si deputetët dhe kryetarët e bashkive, kontigjent të krimit dhe të dënuar si brenda dhe jashtë vendit. Janë shkarkuar si të implikuar në lidhje më aktivitete të ndryshme kriminale dy Ministra të Brendshëm, nuk ka si të justifikohet suksesi në këtë aspekt, është një dështim spektakolar. Koncesione, Partneritet Publik Privat (PPP), korrupsion masiv, rritje e borxhit publik, kryesisht këto kanë qenë karakteristikat e përgjithshmë të kësaj qeverie.

Implikimi kryeministrit dhe i të gjithë kabinetit qeveritar në Zgjedhjet e Pjesshme Vendore për Bashkinë Dibër në 11 Shtator 2016, ku përgjimet e publikuara nga Gazeta gjermane “Bild” e cila nxjerr zbuluar përfshirjen e grupeve kriminale dhe komunikimi i këtyre grupeve me kryetarin z. Rama, dhe shefin e shtabit elektoral për këto zgjedhje z. Gjiknuri, duke përfshirë dhe Ministrin e Brenshëm z. Tahiri, përgjime të prokurorisë shqiptare të dosjes nr. “339”, është një mega skandal, ku vetëm një një vend më mungesë të plotë të organeve gjyqësore mund të ndodhi dhe të kaloj pa pasoja penale.

Asgjesimi i “Gjykatës Kushtetuese”, dështimi i Prokurorisë së Përgjithshmë, ka krijuar një boshllëk ligjor, të cilin Rama e ka përdorur për kapjen e sistemit gjyqësor në tërësi. “Reforma Zgjedhore” ka ngecur, është zvarritur, duke e mbajtur peng të ardhmen e shqiptarëve, zhvillimet pasuese do të na njohin me veprimet e atyre që duan ta vazhdojnë këtë kapje të një drejtësie kaq të munguar për shqiptarët. Mënyra se si po zhvillohen ngjarjet politike në vend, “ecja” përpara e reformës në drejtësi më akuza dhe kundër akuza, duket sikur nuk do të ketë produktin e dëshiruar dhe aq të investuar nga USA dhe faktor të tjerë ndërkombëtar.

Shqipëria është një vend i vjedhur, nga sistemi që nuk njeh garën e ndershme, meritokracinë, si brenda dhe jashtë tij, prandaj rrotacioni politik, është i domosdoshëm. Ndryshimi i sistemit zgjedhor sipas “Modelit Danez”, propozuar nga Amabasada Amerikane, është një mundësi për të kthyer demokracinë e brendshmë të partive politike, heqjen e pushtetit absolut të kryetarit të partisë dhe vendosja e preferencave të kandidatëve në listat emërore sipas zgjedhjes së preferencës se votuesit, pavarësisht rënditjes së kryetarit të partisë të kandidatëve në listë, në rastet kur votuesi nuk është dakrod me rënditjen, ai ka të drejtën e votës për lëvizjen e kësaj rënditje në rezultatin final për përfaqësimin në parlament.

Sitemi aktual, favorizon qartazi Edi Ramën dhe pushtetin e tij prej autokrati, sepse ndarja administrative territoriale, sipas dëshirës së tij, i cili ka bërë një ndarje jo të ndershme të 12 rajoneve dhe 61 bashkive, duke miksuar dhe alternuar kalkulime që nxjerrin atë fitues.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019, kryeministri në detyre tejkaloj parashikimet, pavarësisht braktisjes së zgjedhjeve nga opozita, ai i zhvilloj ato duke i certifikuar si të “sukseshme”, kjo kapje e pushtetit vendor, për më tëper më një arrogancë të skajshme edhe pse 85% e shqiptarëve refuzuan zgjedhjet fasadë, kryeministri sërisht i ka njohur zgjedhjet një partiake, të një stili të pastër komunist. Sjellja prej një autokrati të “thekur”, kapja e sistemit zgjedhor, gjyqësor, mediatik, ekzekutiv dhe legjislative është një kambanë alarmi për fundin e demokracisë së brishtë të 30 viteve post komunizëm. Çdo përpjekje e kreut të “Rilindjes” ka të bëj më kapjen e institucioneve, nismave, sistemeve etj., prandaj rrotacioni nëpërmjet sistemit të ri zgjedhor është i domosdoshëm, por vullneti politik mbetet i të dyja palëve, se çfarë sistemi të ri elektoral do të dakordësohet, mbetet për tu parë.

Në kontekstin e konsumimit politik të z. Edi Ramës, i cili po mbyll një nga ciklet më të dështuara politike në vend, “topi” kalon të z. Lulzim Basha, nësë ai do mund ta mbaj “barrëne” e ndryshimeve të mëdha të një sistemi kaq të mundimshëm të cilit i mbetet sërisht të sjell shpresë nëpërmjet promovimit të vlerave të privuara, ku prova e parë mbetet vullneti i tij për “lëshimi” e pushtetit absolut si kryetar partie i cili i jepet nga sistemi zgjedhor aktual, duke pranuar një sistem të ri elektoral i cili promovon garën dhe shpërndanë vendimmarrjen brenda partisë dhe risjell zgjedhësin më pranë në diktimin e preferencës së tij në alternativën që i ofrohet.

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular