BallinaAktualitet"Shpërthimi" në QSUT: 20 raste të reja mes mjekëve dhe pacientëve

“Shpërthimi” në QSUT: 20 raste të reja mes mjekëve dhe pacientëve

Rritet numri i personelit shëndetësor, por edhe pacientëve të prekur nga COVID-19 në QSUT.

Burime për News 24 nga QSUT bëjnë me dije se janë zbuluar 12 raste të reja me COVID-19 brenda personelit shëndetësor në shërbimin e mjekësisë interne, ku një ditë më parë u zbulua një vatër e nxehtë e përhapjes së virusit me 13 raste me COVID-19 tek personeli shëndetësor i interneve.

Të njëjtat burime pohojnë se janë edhe 8 pacientë të këtij shërbimi të prekur nga koronavirusi.

Origjina e infeksionit viral është një prej infermiereve të këtij shërbimi që para 4 ditësh u shtrua në shërbimin infektiv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular