BallinaAktualitetFlet nëna e 15-vjeçarit: U tmerrova nga video e Ardi Veliut

Flet nëna e 15-vjeçarit: U tmerrova nga video e Ardi Veliut

Zaida Çobo, nëna e adoleshentit të rrahur nga disa policë thotë se është ndjerë e tmerruar nga video që ka nxjerrë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Çobo tha se përgënjeshtron gjithçka dhe se pamjet ishin marrë në rrjetin e saj social, teksa po xhironte një film.

“Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar.

Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me çfarë të drejte e publikon atë video. Çështjen do ta çoj në gjykatë”, tha Çobo për News 24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular