BallinaSocialeNxënësve të mi dhe jo vetem...

Nxënësve të mi dhe jo vetem…

Nga Mimoza Rexhvelaj

Sot është dita e fundit e mesimit online, gjithçka nisi nën efektin e panikut të pandemisë. Ishim të papëgatitur për situatën, aq më pak për platformat që do shfrytëzonim , për të qënë pranë nxënësve tanë në klasat virtuale. Në shtator na u kërkua me udhëzim të mos preknim me dorë celularët tanë, ndryshe masat do ishin të rrepta deri me largim nga puna…

Hiç nuk do gjykoj çfarë bëm mirë, e çfarë nuk mundem të bënim.
S’do gjykoj as mangësit dhe as gabimet, por nga zemra dua të bëj një falenderim teje të sinqertë.

Ju falenderoj shumë të dashur nxënës , për angazhimin dhe përkushtumin tuaj në zhvillimin e mësimit online, keni dhënë më të mirën në kushte teje të vështira. Jetoni në majen e malit ku gjysmën e kohës nuk mbërrin valet telefonike, por ju bëtë maksimumin tuaj për të realizuar çdo temë, çdo detyrë, çdo kërkesë nga ushtria e mësuesve që dyndeshin grupesh, përnjëherë dhe shpasosnin talentin e tyre, shumë herë duke ju mbingarkuar me materiale.

Ju ia dolët me sukses. Ju lumtë!!

Një falenderim shkon dhe për prinderit tuaj ,të cilët ua mundësuan pjesëmarrjen në mësim paçka se familjet tuaja kanë disa nxënës në sistem dhe një telefon për familje, ku në shumicën e rasteve nuk shkarkonit dot aplikacionet e nevojshme, por gjetët zgjidhje për të realizuar çdo kërkes nga ana jonë.

Nga zemra ju jam mirënjohese!!

Shpresoj të shihemi në shtator, pa frikën e pandemisë, në klasat tona pa kushte, ku kemi lënë gjysmën e zemrës, çopëzat e ëndrrave, ku mbretëron paqe, dashuri, mirëkuptim. Nga ku do dalin mjek, profesor, drejtor, deputet, poet, kam besim tek secili nga ju.

Çdo ëndërr e madhe nis nga ato banka, nga ato duart e vogla e sytë plotë dritë,aty do rriten njerëzit e mëdhenj, që do ndryshojnë e begatojnë këtë vend!!

Suksese!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular