BallinaKryesoreVendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Grenell: Respektojeni, mezi pres të....

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Grenell: Respektojeni, mezi pres të….

I dërguar special  i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka bërë thirrje që palët poliike në Kosovë tashmë duhet të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj që i jep të drejtë Presidentit Thaçi.

Grenell thotë se mezi pret të vijojë punën me qeverinë e re për të siguruar paqe dhe stabilitet.

Dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës i dha të drejtë dekretit të Hashim Thaçit për t’i dhënë mandatin e formimit të qeverisë LDK-së.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende punë në rajon”, ka deklaruar Grenell përmes një komunikate dërguar mediave nga Zyra e tij

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular