BallinaKronikeLaç, vritet në atentat biznesmeni Bujar Lika, 2 të plagosur/ Çfarë thotë...

Laç, vritet në atentat biznesmeni Bujar Lika, 2 të plagosur/ Çfarë thotë policia…

Biznesmeni 37 vjeçar Bujar Lika (Hasani) është ekzekutuar në një atentat disa minuta më parë në sheshin e një hoteli në Laç.

Nga të dhënat paraprake dyshon se bëhet fjalë për një atentat, nga i cili kanë mbetur të plagosur edhe dy persona.

Të plagosurit janë Paulin Gjergji 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Ky i fundit është në gjendje më të përkeqësuar shëndetësore dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

“Në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes”, bën me dije policia.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Në datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular