BallinaKryesoreShqipëri-Kosovë, Tahiri: Marrëdhëniet në nivel kombëtar dhe jo partiake, po presim zgjedhjet...

Shqipëri-Kosovë, Tahiri: Marrëdhëniet në nivel kombëtar dhe jo partiake, po presim zgjedhjet te ju

Pas një marrëdhënie të tensionuar me Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës u duk se ardhja e Albin Kurtit në krye të qerverisë do të ndryshonte diçka në raportet me Tiranën, por këto marrëdhënie u “ngrinë” fare.

Nuk dihet nëse me Avdullah Hotin do të kemi një erë të re marrëdhëniesh me Ramën por ish-ministrja, Edita Tahiri, thotë për Rtv Ora se marrëdhëniet mes dy shteteve tona duhet të jenë në nivel kombëtar dhe kurrsesi partiak.

Tahiri: Marrëdhëniet tona duhet të ishin në nivel kombëtar dhe kurrsesi në nivele partiake, nuk e kemi atë luks. Duhet gjithmonë të kultivojmë marrëdhëniet kombëtare dhe të bashkëpunojmë në çështje strategjike. Është qenësore të ngrihemi mbi çdo ndarje dhe të kemi unitetit të dy qeveritë në çështje madhore, egot personale duhet të lihen anash. Shpresoj që Shqipëria më në fund të shkojë në zgjedhje, të kryhet reforma zgjedhore, vërtet ka nevojë për një qeverisje demokratike. Mjaft me Shqipërinë si në kohën e komunizmit me synim një partia dhe së dyti janë 15 kushte të BE që të hapen negociatat. Koha që ta përparojmë edhe Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular