BallinaKultureAmaneti prekës që la “Mjeshtër i Madh” Qerim Sula para ikjes nga...

Amaneti prekës që la “Mjeshtër i Madh” Qerim Sula para ikjes nga kjo jetë…

Eshte shuar sot nje nga ikonat e muzikes dibrane dhe shqiptare. Ai eshte dhe mbetet nje nga zerat me te mire dhe talentet e muzikes i cili me repertorin e tij ka ngritur peshe shqipatre brenda dhe jashte kufinjeve. Do te mbetet ne zemrat dhe mendjet e shqipatre nje yll i pashuar. Lajmin ogurzi per te gjithe te afermit dhe ata qe e kane njohur fizikisht ose jo Qerim Sulen e jep i biri i cili shkruan

StartNews i shpreh ngushellimet familjes

Qerim Sula është këngëtar i njohur. Edhe pse mbaroi shkollën mekanike, ai ishte i dashuruar dhe i përkushtuar për muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zalldardhës, ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”. Një vit më pas, më 1968 bën prezantimin e parë në Festivalin e Parë Folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, “Kënga e Lam Dacit”, ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000. Ai është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble, si dhe ka qenë pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë. Ka kënduar në shumë skena të vendit por edhe jashtë shtetit, si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj. Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kuksi i ri”.
Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare. Ka realizuar dy albume me këngët më voluminoze dibrane. Ka punuar me shumë artistë, por mund të veçojmë Liri Rashën, me të cilën ka qenë në Estradën profesioniste të Peshkopisë, me Arif Vladin një artist i kompletuar, Vera Laçi një këngëtare shumë e vlerë, me Sherif Dervishin, me të madhin Haziz Ndreun, i cili ishte profesori i tyre. Jeton, vepron me pasionin dhe shqetësimin e madh për folklorin dhe muzikën e pastër popullore shqiptare.

Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka akorduar Qerim Sules Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në interpretimin me mjeshtëri të këngës së traditës të zonës së Dibrës, duke lënë një trashëgimi të vyer për kulturën e vendit”.

Disa nga kenget e Albumit te Qerim Sules

Ball Për Ball Dibra e Dushmani

Bini Mër Trëjma Bini

Jam Shqiptar dhe s’shuhem kurrë

Kënga e Hajredin Pashës

Kënga e Kongreseve

Këngë për Komandant Gëzim Ostreni

Më Ka Lind Nana mos Me Vdek

Mu Në Ballë Shqipja e Flamurit

Na Këndojnë Pushkët Nëpër Kulla

Veç Me Ty Janë Zemrat Tona

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular