BallinaAktualitetRama vazhdon me arrogancën: Teatri, pati kushte të një hauri kafshësh ku...

Rama vazhdon me arrogancën: Teatri, pati kushte të një hauri kafshësh ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare

Teksa publikon një video nga restaurimi i Teatrit të Operës dhe Baletit, kryeministri Edi Rama shkruan se me këtë investim shihet “qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar”.

Ky teatër thotë kryeministri, ka nxjerrë yje me famë botërore. “Nesër, do të hyjë po kështu në Evropë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë”, shton ai.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operës e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Evropë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Evropë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular