BallinaKryesoreReforma zgjedhore, OSBE nxjerr blof Damian Gjiknurin

Reforma zgjedhore, OSBE nxjerr blof Damian Gjiknurin

Një nga pikat më “të nxehta” të debatit të reformës zgjedhore është identifikimi biometrik i zgjedhësve. Opozita këmbëngul që ditën e zgjedhjeve çdo qytetar që paraqitet në qendrën e votimit të identifikohet nëpërmjet shenjave të gishtave dhe jo duke paraqitur vetëm kartën e identitetit apo pasaportën.

Sipas opozitës kjo shmang votimin në emër të personave të tjerë që nuk janë fare në Shqipëri dhe që dërgojnë me sms nga jashtë numrat e kartave të identitetit. Identifikimi me shenjat e gishtave shmang mbushjen e kutive nga komisionerët, shmang votimin familjar si dhe manipulimin e komisionerëve me votën e personave që nuk ndodhen në vend dhe që nuk janë në dijeni se dikush tjetër voton për ta.

Mazhoranca në fillim e pranoi, por papritur ndryshoi qëndrim. Përfaqësuesi i socialistëve në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se identifikimi biometrik nuk mund të aplikohej në zgjedhjet e radhës duke u justifikuar me një letër të mbërritur nga OSBE sipas të cilës, ky proces nuk duhej të kryehej në të gjithë vendin njëherësh, por vetëm në 10% të territorit.

“Jemi dakord, por nuk mund të vihen në dyshim zgjedhjet se nuk punoi teknologjia. Uroj që kjo mos përdoret si sebep. Ne nuk kemi dhënë dot garanci 100%. ODIHR ka kthyer përgjigje e thotë se rekomandohet se teknologjia nuk duhet më shumë se 10% e duhet bërë shkallë – shkallë” – u shpreh Gjiknuri, citon lapsi.al.

Por ndryshe thotë kreu i OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt në një intervistë në Vizion +. I pyetur se a është e realizueshme kërkesa e opozitës për aplikimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin dhe të një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik, ambasadori thotë se kjo është e mundshme.

“Pikë së pari, lejomëni të theksoj se tani po prekim çështje të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kjo është diçka e mundshme. Di dy shtete pjesëmarrëse të OSBE-së, që e përdorin identifikimin biometrik. Pra, në parim, është e mundur.

Nevojitet konsensus dhe ky konsensus duhet të jetë i shpejtë, pasi zbatimi kërkon kohë. Duhet bërë procesi i prokurimit, duhet përgatitur pajisjet, duhen kalibruar, duhen futur të dhënat, duhen testuar, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem ditën e zgjedhjeve.

Pra, shqetësimi im është koha – duhet të ndodhë shumë shpejt. Nëse vendoset, ne, sigurisht, do ta mbështetim Shqipërinë për zbatimin. Por ky është plotësisht vendim që i takon Shqipërisë ta marrë” – tha Borchardt.

Kjo tregon një tjetër qëndrim të OSBE-së, ndryshe nga ai që mbështet me forcë Gjiknuri dhe Partia Socialiste. A është kjo një tentativë për të t’ua lënë sërish administrimin e zgjedhjeve “çunave problematikë”? Duket se nuk është e lehtë ndarja prej tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular