BallinaPolitikeReforma Zgjedhore/Rama tërhiqet nga marrëveshja e arritur mbrëmë nga premtimi për ndërkombëtarëve

Reforma Zgjedhore/Rama tërhiqet nga marrëveshja e arritur mbrëmë nga premtimi për ndërkombëtarëve

Pavarësisht se ndërkombëtarët në Tiranë dukeshin optimistë se do arrihej një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, tryeza e sotme në afatin fundor nuk prodhoi marrëveshje.

Burimet thonë se Edi Rama është tërhequr nga marrëveshja e arritur mbrëmë në orën 2 të natës.

Premtimi ishte bërë para përfaqësuesve amerikanë dhe britanikë. Rama kishte premtuar dakordësi për identifikimin biometrik dhe praninë e katër vëzhguesve politikë në çdo komision.

Por teksa Rama ka udhëtuar drejt Francës, marrëveshja ka rënë. Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri ka tentuar ta kontaktojë, por la dalë duarbosh.

Tani pritet se si do shkojë fati i Reformës Zgjedhore. Palët do të vazhdojnë sërish, ndërsa ka sinjale se do tentohet sërish konsensusi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular