BallinaKryesoreZbardhen përplasjet në tryezën e Këshillin Politik. Ja ku ndahen palët

Zbardhen përplasjet në tryezën e Këshillin Politik. Ja ku ndahen palët

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar tek çështja e administrimit zgjedhor. Burimet bëjnë të ditur se negociatat kanë ngecur pasi, Partia Socialiste nuk pranoi variantin e ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.

Mesohet se kjo ishte arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, siç citojnë burime pranë tryezës mbështet variantin e kompromisit.

Varianti i kompromisit që refuzon PS

Në variantin e mbështetur nga PS, komisionet zgjedhore nuk janë më të përbëra nga përfaqësues të partive politike. Por sipas demokratëve, në kushtet kur mungojnë shumë garanci për standardet e zgjedhjeve, duke nisur qe nga identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin, opozita ka shtuar një garanci më shumë.

Burime bëjnë të ditur se në variantin e propozuar nga PD është kërkuar që partitë politike të kenë përfaqësi të barabartë në komisionet e depolitizuara me statusin e vëzhguesit, pa të drejtë vendimmarrje. Opozita propozon që aplikimi i kësaj formule të re të jetë i lidhur me futjen e teknologjisë në zgjedhje. Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se për partnerët ky është një propozim i mirë kompromisi dhe e kanë mbështetur atë.

 Kohë shtesë për bisedime

Burimet bëjnë të ditur se PD është e gatshme të çojë diskutimet për reformën zgjedhore përtej 31 majit, me shpresën se në kohën shtesë PS do të bindet të zhbllokojë procesin, duke çuar përpara reformën zgjedhore dhe përmbylljen pa vonesa të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular