BallinaSocialeShoqata "Ardhmëria" dhe Lutfi Vata e çojnë gjuhën shqipe në fluturim aty...

Shoqata “Ardhmëria” dhe Lutfi Vata e çojnë gjuhën shqipe në fluturim aty tek ndodhen shqiptarët

Nga Hekuran HASANAJ    

Ne festen e 1 Qershorit bashke me urimin për një fëmijëri te lumtur ashtu siç e meritojnë vërtet krijesat engjëllore, doja te beja një falënderim për te gjithë te rriturit qe e shohin ketë përgjegjësi me dashuri. Sot me kënaqësi dua te veçoj Lutfi Vatën, njeriun, arsimtarin, ambasadorin e kulturës sonë qe e çon gjuhen shqipe ne fluturim aty tek ndodhen shqiptaret. Kujdesi për brezat e rinj nuk nënkupton vetëm te mirat materiale. Te njohim origjinën dhe damarët e gjakut te mbeten vitalë përmes gjuhës shqipe, është një mision qe zoti Lutfi Vata  po e kryen me përkushtim e sukses prej 15 vitesh ne Angli. Shoqata Ardhmëria e drejtuar prej tij, po kujdeset përmes gjuhës amtare për te ardhmen e fëmijëve shqiptarë te emigranteve, një e ardhme qe do jete dinjitoze nëse respektohet e shkuara, historia, rrënja dhe tradita e vendit tënd.

Stafi cilësor ne rrjetin e shkollave shqipe bën një pune serioze, te përkushtuar e ne përputhje me kërkesat bashkëkohore te zhvillimit. Integrimi i fëmijëve te emigranteve shqiptarë do te jete me i plote nëse ata kane një stabilitet gjuhësor anglez e po aq nëse kane respektin për rrënjët e veta kombëtare. Gjuha shqipe, si një nga gjuhet me te lashta është një pasuri për çdo shqiptar dhe gdhendjen e karakterit te tij. Emigrantet e kane te nevojshme një dore te tille ndihme, për përçimin e gjuhës se tyre. Kjo dore profesionale me mësues te përkushtuar dhe objektiva te qarta e te matshme është një model jo vetëm suksesi, por edhe një tradite qe duhet te zgjerohet kudo ku ka shqiptarë. Ruajtja e identitetit kombëtar përmes gjuhës forcon pozitën etnike dhe kulturore dhe formon njerëz te denje jo vetëm si qytetarë te botes, por edhe si brezi qe do te ndihmoje atdheun te ece përpara.

Lutfi Vata me një përvoje te tille vlen t’i dëgjohet zëri për mënyrat me efektive te dhënies dhe përcjelljes se gjuhës shqipe e po aq te ndiqet dhe te ndihmohet për te zgjeruar me tej ketë mision te shkëlqyer atdhetar. Për atdheun tone, sot me shume se kurrë duhen mendje te ndritura , njerëz kurajozë  e sidomos me zemër te madhe e vizion te qarte për te ardhmen. Ardhmëria e Shqipërisë dhe shqiptareve duhet ndërtuar nga shqiptaret. Megalomania nuk na ka nxjerre ne drite deri me sot e mund te na zhysë ne errësire nëse vetëm flasim e flasim.

Fëmijët kërkojnë një drejtim me vizione te qarta, gjithëpërfshirëse dhe qytetaria e tyre fillon nga kombësia dhe ndërgjegjja për rrënjët. Mbi këto ngrihet mirëqenia e tyre fizike e shpirtërore. Për fëmijët mund te besh shume gjera: si fillim gjuha e nënës. Pas kësaj ata mund te synojnë boten e sigurisht mund ta bëjnë atë me te mire. Edukimi mbi te gjitha!

Lutfi Vata duhet falënderuar sot qe po ndihmon këta fëmije te rritur jashtë trojeve shqiptare, te mësojnë shqipen, te ndihen shqiptarë e prej kësaj: edhe qytetarë te botes.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular