BallinaKryesoreÇfarë po ndodh?! SHBA thërret në takim grupin negociator për reformen zgjedhore

Çfarë po ndodh?! SHBA thërret në takim grupin negociator për reformen zgjedhore

Vijojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve për të finalizuar me konsensus reformën zgjedhore.

Burime për A2 konfirmojnë se negociatat vazhdojnë prej mbrëmjes së djeshme, ku janë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane, në përgjigje të interesit të A2, konfirmoi se ambasadorja Yuri Kim ka thërritur në takim ekipin negociator dhe ambasadorët e BE, OSBE dhe atë të Britanisë së Madhe.

“Ambasadorja ka thirrur një mbledhje me të 4 aktorët e Këshillit Politik, OSBE, BE, dhe Britaninë e Madhe, për të ofruar një vlerësim të dorës së parë për negociatat dhe të sigurojë që reforma të përmbyllet, në përputhje me rekomandimet e ODIHR”, thotë zyra e shtypit e ambasadës amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular