BallinaAktualitetDëshmia tronditëse/Rrëfimi i 15-vjeçares: Roja i shkollës abuzoi dhe me dy vajza...

Dëshmia tronditëse/Rrëfimi i 15-vjeçares: Roja i shkollës abuzoi dhe me dy vajza të tjera

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen hetimore, ku është dëshmia tronditëse e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila ra pre e një abuzimi seksual nga një 65-vjeçar, i cili përfshiu në krim edhe 3 të rinj, të cilët e përdhunuan të miturën.

Në dosjen hetimore tregohen detaje rrëqethëse për faktin se përveç 15-vjeçares, Abas Doku, thuhet se ka përdhunuar edhe dy shoqe të saj.

Vajza i referohet autorit, me emrin Abaz Dogu, ndërkohë sipas dokumenteve zyrtare ai figuron me emrin Abas Doku.

Në dëshminë e saj, 15-vjeçarja pohon se dy vajza të tjera të mitura që studionin në shkollën 9-vjeçare në Babrru, ku 65-vjeçari ishte roje, ishin detyruar që të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë me të moshuarin, në të njëjtin vend ku kishte shkuar dhe ajo.

Po ashtu e mitura rrëfen mes të tjerash se kur kishte nisur ngacmimi, që më pas kishte shkruar edhe më tej, ndërsa për 1 vit ajo ishte abuzuar seksualisht nga Abas Doku, i cili është edhe gjysh.

DËSHMIA

Jam paraqitur sot më datë 29.05,2020 në komisariatin e Policisë nr.5 për të depozituar kallëzimin penal ndaj shtetasit Abaz Doga, i cili më ka detyruar dhe kërcënuar që unë të kryej marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës time me këtë shtetas, ngjarje e cila ka ndodhur në këto rrethana. Unë aktualisht sapo kam mbaruar vitin e parë në gjimnazin ‘Gramoz Palushi’ në Babrru. Jetoj me prindërit e mi dhe me vëllain në një pallat në qendër të Babrrusë. Në lagjen time, disa metra larg shtëpisë time babon edhe shtetasi Abaz Doga. Që kur unë kam qenë në klasën e nëntë, shtetasi Abaz Doga kur më shihte vetëm më thoshte se unë kisha dalë në fotografi me një djalë ë lagjes dhe nëse unë nuk shkoja tek toka e tij, ai do t’ju tregonte foton të gjithë lagjes. Mesa mbaj mend, ka qenë muaji mars apo prill i 2019-ës. Unë nga frika kam pranuar që të shkoja tek toka e Abaz Dogës, e cila ishte rreth 100 metra larg nga banesa ime. Në kohën që kam shkuar tek ajo banesë ka qenë ora 18:30. Kjo tokë mesa di është e vëllait të Abazit dhe aty ka një shtëpi, që aktualisht nuk jeton njeri. Pasi unë kam shkuar tek kjo shtëpi, ky shtetas më ka tërhequr me forcë nga dora dhe më ka çuar në një dhomë ku kishte krevat dopio, një dollap rrobash, dy komodina të vogla me sirtarë dhe një komo të madhe. (Këtë pjesë të rrëfimit të vajzës së mitur, e cila ka treguar me detaje abuzimin seksual, “BalkanWeb” ka zgjedhur ta censurojë). Unë këtë ngjarje nuk ia kam treguar askujt. Pasi unë kam kryer marrëdhënie seksuale me këtë shtetas, ai nuk më linte vend sapo të më shihte vetëm më thoshte; “Ku shkon?!, “Hajde sonte tek toka”. Unë për rreth dy muaj nuk kam shkuar më tek toka e tij. Pas rreth dy muajsh, ky shtetas më thoshte që do të më shkruante emrin nëpër pallatet e Babrrusë dhe nuk do të më linte vend. Pas rreth dy muajsh, unë kam parë emrin tim të shkruajtur poshtë pallatit tim dhe mbrapa pallatit. Mbaj mend që ka qenë data 12.04.2019 që ky shtetas më kishte shkruajur emrin nëpër pallate. Unë atë ditë kam qarë gjithë ditën dhe për 3 javë prindërit nuk më lanë që të dilja nga banesa. Kur dola nga banesa dhe shkoja në shkollë ky shtetas, i cili ishte dhe roje e shkollës ku unë bëja mësim, nuk më linte rehat dhe më ngacmonte sapo më shihte duke thënë; ‘Hajde tek toka’. Pas më ka shkruajtur emrin herën e parë dhe në muret e pallatit më thoshte se do ma shkruante përsëri nëpër mure nëse nuk shkoja tek toka e tij për të kryer marrëdhënie. Pas rreth një jave ai më shkroi sërish emrin nëpër mure dhe unë jam ndjerë e detyruar që të shkoja përsëri tek toka e tij. Edhe këtë herë, pra herën e dytë, kam shkuar në orën 18:30, tek shtëpia që përmenda më sipër. (Në këtë pjesë të dëshmisë vajza flet dhe për filmimet që 65-vjeçari ka bërë teksa e përdhunonte, ku për arsye etike vendosim ta censurojmë). Tre katër ditë pas ngjarjes, ku Abazi më kishte bërë edhe video në telefonin e tij, unë kam takuar shtetasin me inicialet K.P., (identitetin po e japim me iniciale), i cili banonte në afërsi të pallatit tim me qira. Ky shtetas më ka thënë që të shkoja tek toka ku unë kisha shkuar me Abazin, pra tek shtëpia ku kisha kryer marrëdhënie seksuale. Unë fillimisht kam refuzuar por më pas ky shtetas më ka treguar disa video e foto që mua më kishte bërë Abazi. Më tha se nëse nuk shkoja tek toka, ai do t’ju tregonte videot dhe fotot njerëzve. Unë jam detyruar që të shkoja tek shtëpia që përshkrova më sipër. Më të kam kryer marrëdhënie seksuale vetëm një herë dhe e kam bërë për arsye që unë përmenda më sipër. Me shtetasin Abaz Doga kam shkuar tek shtëpia në fjalë dhe kam kryer marrëdhënie mbi 15 herë. Hera e fundit që kam kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin në fjalë është muaj mars i këtij viti.

ABUZIMI MË DY VAJZA TË TJERA

Vajza flet edhe për abuzimin nga 65-vjeçar, edhe të dy shoqeve të saj. “Për këtë ngjarje e dinte një shoqja ime, e cila aktualisht është në Greqi me familjen. Ajo më ka thënë që edhe ajo kishte shkuar tek shtëpia e Abazit dhe se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Ajo më tha se dhe një shoqja jonë kishte shkuar tek banesa e Abazit dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Për këtë ngjarje vetëm ne të treja e dinim dhe kishin biseduar, pra nuk e dinin as prindërit e as mësuesit e shkollës. Dua të them se unë kam kryer marrëdhënie seksuale me shëtitësin që përmenda dhe kam bërë veprime që përmenda më sipër, jashtë vullnetit dhe dëshirës time pasi këta shtetas më kanë kërcënuar dhe më kanë detyruar që unë të kryeja marrëdhënie jashtë dëshirës.”, rrëfen vajza.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular