BallinaAktualitetMasakra me HEC-in e Zall Gjoçaj/ Dhimitër Koleci: Talebanizmi po na merr...

Masakra me HEC-in e Zall Gjoçaj/ Dhimitër Koleci: Talebanizmi po na merr edhe ujin e pijshëm shekullor

Një tjetër masakër mjedisore po ndodh ndërkohë në Parkun Kombëtar të Zall Gjoçaj, ku ndërtimi i një HEC-I po denatyron të gjithë zonën, por jo vetëm por po u merr ujin e pijshëm shekullor banorëve të kësaj zone duke i përzënë me pahir nga tokat e tyre.

I ftuar në A-Shoë, Dhimitër Koleci, banor i zones tha se ajo që po ndodh është një talebanizëm.

‘Nuk e besoj që është humbur beteja sa kohë lumi është në rrjedhën e vet edhe pse parku i Zall Gjoçaj është në sulmin e talebanizmit të të gjitha ngjyrave.

Mafia e HEC-eve ka hyrë në parkun kombëtar, duke shfrytëzuar pamundësinë e banorëve për të reaguar.

Pas 8 muajsh qëndrese janë futur në Park dhe kanë bërë një dëm të parikuperueshëm.

Unë jam banor i një fshati brenda zonës së mbrojtur.

Në zonën më të rëndësishme do të bëhet ndërprerja e ujit të pijshëm, atë ujë që e kam përdorur këtë ujë në shekuj.

Dhe ministria e Mjedisit dhe Energjitikët bëjnë veshin shurdh përpara kësaj masakre.

Në studimin e tyre thuhet që nuk ka një lumë.

Dhe nuk shkruhet fare që fshatarët e përdorin këtë ujë për të pijshëm.’

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular