BallinaAktualitetPo hidhte plehrat, bie aksidentalisht nga ura 25- vjeçarja në Mat, transportohet...

Po hidhte plehrat, bie aksidentalisht nga ura 25- vjeçarja në Mat, transportohet në Tiranë

Një 25- vjeçare e cila po hidhte plehrat në fshatin Mallunxë të Matit ka rënë aksidentalisht nga ura. Ajo ka marrë dëme të konsiderueshme nga rrëzimi dhe është transportuar drejt Tiranës. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo arsyeja se pse 25- vjeçarja u rrëzua nga ura.

Mat/ Informacion paraprak

Rreth orës 09.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, shtetasja F.T., 25 vjeç, ka renë aksidentalish nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular