BallinaAktualitetVetëm 4 ditë në detyrë, largohet drejtuesja e kadastrës së Vlorës

Vetëm 4 ditë në detyrë, largohet drejtuesja e kadastrës së Vlorës

Largohet drejtuesja e kadastrës në Vlorë,Viola Hima.

Ajo u vendos vetëm 4 ditë më pare në këtë dëtyrë.

Kjo ishte drejtesu e këtij instiuticioni e 6-ta në 9 muaj.

Të drejtosh Kadastrën e Vlorës, me sa duket është mision i pamundur. Prej më shumë se 3 muajsh në këtë detyrë dorëhiqet nga posti drejtues i këtij institucioni Bilbil Aliaj, i emëruar në detyrë më 4 shkurt 2020.

Arsyet e dorëheqes së tij nuk bëhen ende publike, por dyshohet se kanë të bëjnë me konfliktet e hershme për disa prona në bregdet.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë Taulant Cinamatin i cili ishte drejtor i komanduar dhe udhëhoqi kadastrën e Vlorës prej më shumë se 4 muajsh pas dorëheqes së bordit drejtues dhe disa shkarkimeve të njëpasnjëshme. Aliaj është drejtori i 5-të i cili dorëhiqet pas afro 8 muajsh dhe konfliktet e pronave në bregdet mbeten ende të pa zgjidhura me Vlorën e cila mbetet pika më e nxehtë e këtij konflikti.

Përpara drejtorit të komanduar Taulant Cinamatit në vend të tij ishte Elona Hodaj e cila u shkarkua për të njëjtën arsye pronat në bregdet, dhe para saj në vetëm 10 ditë në postin drejtues ishte Alteo Nazëraj i cili dha dorëheqjen për të njëjtën arsye.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular