BallinaRajoniNjë orë para votimit të Qeverisë Hoti, Albin Kurti mbledh kabinetin

Një orë para votimit të Qeverisë Hoti, Albin Kurti mbledh kabinetin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar. Mbledhja e Qeverisë në detyrë e Kosovës do të mbahet prej orës 10:00. Kjo vetëm një orë para se të nisë seanca për votimin e Qeverisë së re, njofton RTK.

Një nga vendimet që do të merren është edhe ajo për ndarjen e 30 mijë eurove për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në ora 10:00 do të mbajë mbledhjen e Qeverisë për të marrë edhe disa vendime.

“Në ora 10:00 kemi mbledhje të Qeverisë në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishmë dhe vendimi i parë që do të shkruaj menjëherë është ai për ndihmën për 30 mijë euro për familjet e minatorëve”, tha Kurti duke dalë nga banesa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular