BallinaKronikeEMRAT/Shkatërrohet grupi kriminal me 23 persona në Itali, kush janë shqiptarët e...

EMRAT/Shkatërrohet grupi kriminal me 23 persona në Itali, kush janë shqiptarët e përfshirë

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë, ku janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë. Këta shqiptarë ishin pjesë e një grupimi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë përfunduar 6 shqiptarë, mes të cilëve edhe një grua. Ndaj tre shqiptarëve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj 3 të tjerëve është dhënë “arrest shtëpie”, raportojnë mediat e vendit fqinj.

U dënuan me “arrest me burg” shqiptarët:

Albi Aliu, banues në Ferentino

Altin Prendi, banues në Frosinone

Dik Tafa, banues në Frosinone

U dënuam me “arrest shtëpie” shqiptarët:

Alfred Çela, banues në Romë

Erald Deliu, banues në Ferentino

Haxhire Thomaraj, banuese në Frosinone

foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri

Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, që më së shumti kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Policia italiane tha se të dyshuarit kishin rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi kishin marrë masa që të mos zbulohen në aktivitetin e tyre kriminal që zhvillonin. Hetimet kanë zbuluar edhe se të dyshuarit në disa raste kanë përdorur makina, por në raste të tjera edhe transportin publik, duke u fshehur mes pasagjerëve të tjerë.

Arrestimet u kryen në Frosinone, Ceccano, Ferentino, Castro dei Volsci, Pofi, Ripi, Arnara, San Giovanni Incarico, Pontecorvo, San Giorgio Ionico dhe Cercola, ndërsa aksioni policor nisi që prej orëve të para të mëngjesit pas disa muajve hetime.

Karabinierët kanë sekuestruar edhe 25 kilogramë drogë, që nëse shitej në treg do të kapte vlerën e mbi 300 mijë euro fitime. Policia sekuestroi edhe dy automjete e para cash. Paratë dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular