BallinaSocialeIsh-deputetja e PD denoncon largimin nga puna të mësueses: Rama me gratë...

Ish-deputetja e PD denoncon largimin nga puna të mësueses: Rama me gratë dhe vajzat, ben veç PROPAGANDE!

Ish deputetja e PD per Vloren Nadire Meçorapaj ka denoncuar para pak minutash propoganden e Edi Rames për barazinë dhe mbeshtetjen ndaj gruas.
Permes nje statusi ne FB, zonja Mecoprapaj denoncon nje largim nga puna te nje mesuesje tejet te kualifikuar madje per te dyten here pa arsye dhe pa bazë profesionale por vetëm me urdhër partie.

Statusi i ish deputetes se PD Nada Meçorapaj

Tabloja “rrëzëllitëse” që paraqet kujdesin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij për gratë dhe vajzat nuk është gjë tjetër veçse PROPAGANDE!
Dështimet dhe skandalet e vazhdueshme të abuzimit në në sistemin arsimor tregojnë edhe një herë qartë se gjatë qeverisjes së EDI RAMES në sistemin arsimor u larguan nga puna njerëz profesinistë me shkollimin dhe përvojën e duhur, për tu zëvendësuar me militantë pa diploma apo pa pergatitjen e duhur.
Largimet nga puna ne sistemin arsimor dhe jo vetëm behen pa arsye dhe pa bazë profesionale por vetëm me urdhër partie.
Shembulli më i fundit është largimi nga puna , për të dytën herë i Zj. Pranvera Dalipaj e diplomuar sipas profilit dhe e kualifikuar me Master Profesional, me pretendimin e “ mbarimit të kontratës” .
Arsyet janë të qarta : emërojmë kë mundim sot, s’ka rëndësi niveli apo shkollimi që tu marrim votën nesër.
Kjo është arsyeja pse sistemi ynë arsimor është kthyer nga një vend ku fëmijët të edukohen dhe rriten me kujdes dhe profesionalizëm në një që vetëm i sigurtë nuk mund të quhet.
Propaganda nuk e mbulon dot dështimin!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular