BallinaOP ED“Jeta e vërtetë e policit“/Krahasimi mes SHBA dhe Shqipërisë

“Jeta e vërtetë e policit“/Krahasimi mes SHBA dhe Shqipërisë

“Jeta e vërtetë e policit “ – S.Peling

Vite më parë, i ndodhur në Sh.B.A, po ndiqja në stacionin televiziv lokal përurimin e një kursi policie. Pas pamjeve të para, në ekran u shfaq tribuna dhe kamera dalëngadalë fokusoi fytyrën e një burri rreth të pesëdhjetave, i cili u prezantua se ishte Komandanti i Akademisë së Policisë. Emrin nuk ia mbaj mënd, por fjalën që mbajti, s’kam për ta harruar kurrë.

“Djema, deri tani keni dëgjuar dhe mësuar se cili duhet të jetë profesioni i policit, por më lejoni mua t’iu them se çfarë iu ofron në të vertetë ky profesion:

• Një rrogë sa për të mbajtur frymën gjallë.
• Një karrierë të ngadaltë, në mbarim të së cilës, nëqoftëse cdo gjë përfundon mirë, do të merrni një pension që do t’iu japë mundësi të uleni në ndonjë nga stolat e kopshteve publike, por rrallë në karriget e rehatshme të bareve.
• Gruaja juaj, po të keni qenë me fat dhe ta keni zgjedhur të edukuar, nuk do t’iu përmendë kurrë jetën plot ankth dhe tension që ia keni imponuar, por këtë mund t’ia lexoni në fytyrë, ndërsa fëmijët tuaj, në bankat e shkollës do të turpërohen se janë fëmijët e “dysttabanit”.
• Shoqëria iu beson detyrën të hetoni edhe nëpër gjirizë, por nuk pranon që ju të fëlliqni duart aty. Ose më mirë të themi, nuk pranon të dukeni ndyrësira. Ajo kërkon që krimi të zbulohet, po ashtu edhe krimineli. Po nuk ia dolët mbarë kësaj detyre, mund të quheni i pa aftë, në mos edhe i shitur.
• Dhe mos harroni se ndërsa krimineli i zakonshëm, cilidoqoftë ai, do të ketë kurdoherë nga ana e vetë morinë e intelektualëve, aktorëve, shkrimtarëve, gazetarëve e pse jo dhe tè gjyqtarève.
• Kurse polici nuk mbështetet tek askush, madje edhe tek eprorët e vetë, të cilët në rastin më të mirë, do ta mbrojnë derisa të munden, por nuk kanë asnjë peshë ndaj presionit të opinionit publik apo të politikës.
• Sepse ju, në sytë e atij që përpunon opinionin publik dhe politikën, përfaqësoni arrogancën dhe padrejtësinë e pushtetit, megjithëse ju nuk keni asgjë në dorë, vetèm se tè sakrifikoni ose tè sakrifikoheni nga tè tjerèt.
• Askush nuk iu detyron të bèheni policë, por po ta bëni një gjë të tillë, para së gjithash do t’iu duhet të hiqni dorë nga e drejta për të protestuar apo mbrojtur,sepse tè gjithè ju sulmojnè dhe duan tè ju “vrasin”
• Edhe nëqoftëse iu vrasin., mos prisni falenderime, sepse rreziku është pjesë e mjeshtërisë suaj.
• Dita iu rezervon vetëm pesë minuta kënaqësi, pikerisht kohën kur ju shikoheni në pasqyrë duke u rruar . Atëher mund të thoni vehtes…. : – “ Ja, ky është dystabani, ky është xhandari, personi që po përgatitet të lërë diku lëkurën e tij për të mbrojtur atë të të tjerëve.”
• Ky eshte i vetmi kompensim që mund të pres nga profesioni im që askush nuk më detyroi ta pranoj. Mua më ka mjaftuar dhe do të më mjaftojë”.

Nuk kisha patur kurrë rastin të degjoja një fjalim më të çiltër dhe ato fjalë të sinqerta nuk kam për t’i harruar kurrë. Ajo ishte policia amerikane e disa dekadave më parë, ndërsa kjo e sotmja, natyrisht është e kënaqur qoftë nga mënyra e shpërblimit ashtu edhe nga mundësitë për karrierë.

Në të tilla kushte,

“ Policit do ti duhet të tregojë :
Urtësi si të Solomonit, kurajo si të Davidit, forcë si të Samsonit, durim si të Jakobit, lidership si të Moisiut, mirësi si ajo e Samaritanëve, strategji si të Aleksandrit të Madh, besnikëri si të Danielit, diplomaci si të presidentit Linkoln, tolerancë si të karpentierit nga Nazareti, dituri të qëndrueshme nga cdo fushë e shkencave të natyrës dhe të shoqerisë.
Polici : Perdoret keqas nga politika, përgojoset vazhdimisht nga publiku,vihet në lojë nga kinematografia dhe programet e humorit, kritikohet nga medja, nuk përkrahet as nga prokurorët, as nga gjyqtarët. Disa i largohen sepse e kanë frike, kriminelët e urrejnë dhe çdokush përpiqet ta mashtrojë. Ai ndodhet vazhdimisht i ekspozuar ndaj tundimeve dhe rreziqeve të panumerta. Policin e quajnë fajtor kur zbaton ligjin dhe e pushojnë nga puna kur nuk e zbaton atë. Policit i kerkohet :Të ketë disiplinen e ushtarit, shkollimin e një doktori, edukatën e një diplomati apo një profesori, por me një pagë mjaft të vogël.” – August VOLMER

𝗦𝗵𝗲𝗺𝘀𝗶 𝗣𝗿𝗲𝗻ç𝗶:
“𝗡𝗱ë𝗿𝘀𝗮 𝘁𝗲𝗸 𝗻𝗲 𝗻ë 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶, 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗻ë 𝘁ë 𝗻𝗷ë𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘁ë 𝗺𝗷𝗲𝗿𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗵𝗲𝗿𝘀𝗵𝗺e”….!
𝗡ë 𝗸𝗿𝘆𝗲 𝘁ë 𝗢𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗲𝘀 𝘀ë 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë 𝗸𝗮𝘁𝗮𝗽𝘂𝗹𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗶𝗱𝗶𝗼𝘁ë 𝗺𝗶𝗹𝗶𝘁𝗮𝗻𝘁ë 𝗲 𝗱𝗶𝗸𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿ë 𝘀𝗶 𝗔𝗿𝗱𝗶 𝗩𝗲𝗹𝗶𝘂 𝗽𝗮 𝘃𝗶𝘇𝗶𝗼𝗻 𝗲 𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲𝗴𝗷𝗶 𝗽ë𝗿 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗲𝘀 𝘀ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë. 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀 𝘁ë 𝘁𝗶𝗹𝗹ë, 𝗻𝘂𝗸 𝗴𝗮𝗿𝗮𝗻𝘁𝗼𝗷𝗻ë 𝗲𝗰𝘂𝗿𝗶𝗻ë 𝗻ë 𝗸𝗮𝗿𝗿𝗶𝗲𝗿ë 𝗲 𝗴𝗿𝗮𝗱ë 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗺𝗲𝗿𝗶𝘁ë𝘀 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝗺𝗶𝘁, 𝗽𝗼𝗿 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝘀𝗶 𝗷𝗮𝗻ë 𝗸𝗮𝘁𝗮𝗽𝘂𝗹𝘁𝘂𝗮𝗿 𝘃𝗲𝘁ë 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗽𝗮 𝗴𝗿𝗮𝗱ë 𝗲 𝗽𝗮 𝗺𝗲𝗿𝗶𝘁𝗮, 𝗺𝗲 𝘁ë 𝗻𝗷ë𝗷𝘁𝗲𝗻 𝗽𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗼𝗷𝗻ë 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗳𝘂𝗻𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 𝗲 𝘇𝗶𝗻𝘅𝗵𝗶𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀 𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗮𝗻𝗱𝘂𝗲𝘀 𝘁ë 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë.

𝗞𝗲𝗾𝗽ë𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗻 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë 𝘀ë 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗺𝗲 𝘂𝗿𝗱𝗵ë𝗿𝗮 𝗮𝗿𝗯𝗶𝘁𝗿𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗿𝗿𝗼𝗴𝗮𝗻𝗰 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗽𝗶 𝘀𝗶 𝗮𝘁𝗼 𝘁ë 𝗱𝘁. 𝟭𝟳 𝗠𝗮𝗷𝗶. 𝟮𝟬𝟮𝟬, 𝗻ë 𝗸𝘂𝗻𝗱𝗲𝗿𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺 𝗺𝗲 ç𝗱𝗼 𝗹𝗶𝗴𝗷 𝗲 𝗮𝗸𝘁 𝗻ë𝗻𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿 𝘁ë 𝘀𝗵𝗼𝗾𝗲𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲 𝗱𝗵𝘂𝗻ë 𝗽𝗲𝗿𝘁𝗲𝗷 ç𝗱𝗼 𝗹𝗶𝗺𝗶𝘁𝗶 𝘁ë 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗼𝗿𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁, 𝘀𝗶 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗱𝗼𝗱𝗵𝗶 𝗺𝗲 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗔𝗿𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗼𝘀𝗲 𝗺𝗲 𝟭𝟱 𝘃𝗷𝗲ç𝗮𝗿𝗶𝗻 Ç𝗼𝗯𝗼, 𝗮𝗽𝗼 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗲𝘁𝗶𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸 𝘁ë 𝘇𝗼𝗻𝗷𝗲𝘀 Ç𝗼𝗯𝗼 ( 𝗺𝗮𝗺𝗮𝘀ë 𝘀ë 𝟭𝟱-𝘃𝗷𝗲ç𝗮𝗿𝗶𝘁 ). 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗿𝗿𝗼𝗴𝗮 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝗺𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘁ë 𝘂𝗹ë𝘁𝗮 𝗻ë 𝗸𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀𝗶𝗺 𝗺𝗲 𝗻ë𝗽𝘂𝗻ë𝘀𝗶𝘁 𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿ë 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘁𝗮𝗿ë, 𝗮𝗽𝗼 𝗲𝗻𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗹𝗼𝗸𝗮𝗹𝗲, 𝗺ë𝗻𝘆𝗿𝗮 𝗲 𝗽𝘂𝗻ë𝘀 𝗺𝗯𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝗱𝘂𝗿𝗮 𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗮𝗿𝘁𝗲 𝗽ë𝗿 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺 𝗮𝗽𝗼 𝗼𝗽𝗲𝗿𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲𝗿𝗶. 𝗣𝗮𝗶𝘀𝗷𝗲𝘁 𝗷𝗮𝗻ë 𝘁ë 𝗽𝗮𝗺𝗷𝗮𝗳𝘁𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗲 𝘁ë 𝗽𝗮𝗽ë𝗿𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁ë𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗻ë 𝗿𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁 𝗺𝗲 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗾ë 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗻 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë.

𝗔𝗿𝗿𝗼𝗴𝗮𝗻𝗰𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗼𝗿𝗿𝘂𝗽𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗻ë 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗶 𝗲 𝗴𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 ç’𝘃𝗹𝗲𝗳𝘁ë𝘀𝗼𝗻 ç𝗱𝗼 𝗽𝘂𝗻ë 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝗱𝘂𝗿ë 𝘁ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘁, 𝗼𝗳𝗶𝗰𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗼𝗳𝗶𝗰𝗲𝗿𝗶𝘁 𝘁ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë 𝗴𝗷𝘆𝗾ë𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗻ë 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝗵𝗲𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁ë 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗮𝗱𝗷𝗲 𝗮𝗿𝗺𝗶𝗾𝘀𝗼𝗻 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵ë 𝗮𝘂𝘁𝗼𝗿ë𝘁 𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗶𝗱𝗼𝗺𝗼𝘀 𝗺𝗲 𝗯𝗮𝗻𝗱𝗮𝘁 𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗳𝗶𝗾𝗲𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗽𝗮𝘀𝗼𝗷𝗮 𝗳𝗮𝘁𝗮𝗹𝗲 𝘀𝗶 𝗻ë 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗶𝘀𝗵 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë 𝗔𝗿𝘁𝗮𝗻 𝗖𝘂𝗸𝘂.

𝗦𝗶 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿, 𝗽𝗼𝗿 𝘀𝗶𝗱𝗼𝗺𝗼𝘀 𝘀𝗶 𝗶𝘀𝗵 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰 𝗲 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗲 𝗻ë 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗾𝗮𝗿𝗾𝗲 𝘁ë 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗶𝘀𝗵 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿 𝗶 𝗙𝗼𝗿𝗰𝗮𝘃𝗲 𝗟ë𝘃𝗶𝘇ë𝘀𝗲 𝗢𝗽𝗲𝗿𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 ( 𝗦𝗽𝗲𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲), 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝘁ë 𝗻𝗴𝗼𝗽𝘂𝗿 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗻ë 𝗳𝘆𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗿𝗲𝗻𝗱𝗼𝗺ë𝘁𝗮 𝗲 𝘀𝗹𝗼𝗴𝗮𝗻𝗲𝘁 𝗯𝗮𝗷𝗮𝘁𝗲 𝘁ë 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗮𝘂𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗼𝗻𝗮 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁ë𝗿𝗼𝗿𝗲, 𝗴𝗷𝗮𝘁ë 𝗰𝗲𝗿𝗲𝗺𝗼𝗻𝗶𝘃𝗲 𝘁ë 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗺𝗲,𝘀𝗶𝗱𝗼𝗺𝗼𝘀 𝗻ë 𝗰𝗲𝗿𝗲𝗺𝗼𝗻𝗶𝘁 𝗲 𝘃𝗮𝗿𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗸𝘂𝗿 𝘃𝗿𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗼𝗳𝗶𝗰𝗲𝗿ë𝘁 𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë.

𝗣ë𝗿𝗸𝗿𝗮𝗵ë 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝘀𝗵𝗼𝗿𝘁𝗲𝘃𝗲, 𝗽𝗿𝗶𝗻𝗱ë𝗿𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗳ë𝗺𝗶𝗷ë𝘃𝗲 𝘁ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰ë𝘃𝗲 ( 𝗱ë𝘀𝗵𝗺𝗼𝗿ë), 𝘃𝗲𝘀𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝘁ë 𝘇𝗲𝘇𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝘁ë 𝗸ë𝗿𝗿𝘂𝘀𝘂𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁 ,𝘃𝘂𝗮𝗷𝘁𝗷𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗵𝗶𝗺𝗯𝗷𝗮, 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗿𝘁𝗵𝗲𝗷𝗻ë 𝗺𝗲 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗶𝗺𝗲 𝗲 𝘀𝗹𝗹𝗼𝗴𝗮𝗻𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗮𝗽𝗼 𝗺𝗯𝗶𝗻 𝗯𝗮𝗿𝗶 𝗺𝗯𝗶 𝘃𝗮𝗿𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘁 𝘁ë 𝘃𝗿𝗮𝗿ë, 𝘃𝗿𝗮𝗽𝗼𝗷𝗻ë 𝘁ë 𝗯ë𝗷𝗻ë “𝗸𝗿𝘂𝘀𝗵𝗾𝗶” 𝗺𝗲 𝘃𝗿𝗮𝘀𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗲 𝗽𝗹𝗶𝗰𝗶𝘁 𝗲 𝗼𝗳𝗶𝗰𝗲𝗿𝗶𝘁.
𝗔𝘀𝗻𝗷ë𝗵𝗲𝗿ë 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗮𝘁 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲, 𝗻𝘂𝗸 𝗶 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗷𝗻ë 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗻ë 𝗳𝘂𝗻𝗱 𝗹𝘂𝗳𝘁ë𝘀 𝗽ë𝗿 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲𝘀𝗶 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽ë𝗿 𝗮𝘁𝗮 𝗾ë 𝗻𝘂𝗸 𝗶 𝗸𝘂𝗿𝘀𝘆𝗲𝗻 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁, 𝘀𝗮𝗸𝗿𝗶𝗳𝗶𝗰𝗮𝘁, 𝗴𝗷𝗮𝗸𝘂𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗷𝗲𝘁ë𝗻 𝗻ë 𝗹𝘂𝗳𝘁ë𝗻 𝗸𝘂𝗻𝗱ë𝗿 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁.

𝗨𝗿𝗼𝗷 𝗾ë 𝘁𝗮 𝗹𝗲𝘅𝗼𝗷𝗻ë 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵ë 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿ë𝘁 𝗲 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮𝗿ë𝘁 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝘀𝗼𝗷 𝗶 𝘁𝘆𝗿𝗲, 𝗻𝘂𝗸 𝘃𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁 𝘀𝗶𝗾 𝘃𝗿𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰ë𝘁 𝗲 𝗼𝗳𝗶𝗰𝗲𝗿ë𝘁, 𝗻𝗱ë𝗿𝘀𝗮 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗻𝗷𝗲𝗵 𝗸𝘂𝗳𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗮𝘀𝗮𝗿𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗲𝗹 𝗲 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗮 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲.

𝗨𝗿𝗼𝗷 𝘁𝗮 𝗹𝗲𝘅𝗼𝗷𝗻ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮𝗻ë𝘁, 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗱𝗼 𝗻𝗱𝗷𝗲𝗵𝗲𝗻 𝗾𝗲𝘁ë 𝗻ë 𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝘆𝗿𝗲 , 𝗻𝗱𝗲𝗿𝗸𝗼𝗵 𝗾ë 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝗲𝘁 𝗺𝗯𝗶 𝘀𝗮𝗸𝗿𝗶𝗳𝗶𝗰ë𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗴𝗷𝗮𝗸𝘂𝗻 𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰ë𝘃𝗲.

𝗨𝗿𝗼𝗷, 𝘁𝗮 𝗹𝗲𝘅𝗼𝗷𝗻ë 𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿ë𝘁, 𝗴𝗮𝘇𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘁, 𝗼𝗽𝗶𝗻𝗷𝗼𝗻𝗶𝘀𝘁ë𝘁, 𝗮𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁ë𝘁, 𝗮𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁ë𝘁, 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴ë𝘁 𝗲𝘁𝗷, 𝘁ë 𝗰𝗶𝗹ë𝘁 𝘀𝗵𝗽𝗲𝘀𝗵 𝗵𝗲𝗿ë, 𝘃𝗿𝗮𝗽𝗼𝗷𝗻ë 𝗻ë𝗻 𝗽𝗿𝗲𝘁𝗲𝗸𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 “𝗹𝗶𝗿𝗶𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁ë 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁” 𝗲 𝘁𝗲𝗽𝗿𝗼𝗷𝗻ë 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘂 𝗯ë𝗿ë 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗲𝘀 𝘁ë 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁ë 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗲𝗹𝗲𝘃𝗲 , 𝗾𝗼𝗳𝘀𝗵𝗶𝗻 𝗸ë𝘁𝗼 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘁ë 𝘃𝗲𝘀𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝘂𝗻𝗶𝗳𝗼𝗿𝗺ë 𝘀𝗶 𝗔𝗿𝗱𝗶 𝗩𝗲𝗹𝗶𝘂 𝗮𝗽𝗼 𝗺𝗲 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁 𝘀𝗶 𝗦𝗮𝗻𝗱𝗲𝗿 𝗟𝗹𝗲𝘀𝗵𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘀𝘂𝗹𝗺𝘂𝗮𝗿 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰ë𝘁 𝗲 𝘁𝗵𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁ë 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘀𝘁ë 𝗻ë 𝗢𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗲𝗻 𝗲 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀ë 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁.

𝗧ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗸ë𝘁𝗼 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺ë 𝘁ë 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮 𝗲 𝗯ë𝗷𝗻ë 𝗽𝘂𝗻𝗲𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗷𝗲𝘁𝗲𝗻 𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘁 𝘀𝗵𝘂𝗺ë 𝘁ë 𝘃ë𝘀𝗵𝘁𝗶𝗿ë, 𝗮𝗾 𝘀𝗮 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶 𝗺ë 𝗶 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗺ë 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘀𝘁𝗶 𝗻ë 𝗯𝗼𝘁ë, 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱𝗲𝘁 𝘁ë 𝗽𝗼𝗹𝗶𝗰𝗼𝗷ë 𝗻ë 𝗻𝗷ë 𝘀𝗵𝗼𝗾𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲 𝗸𝗮𝗾 𝘀𝗵𝘂𝗺ë 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗲 𝘁ë 𝘀𝗵𝗸𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝘀𝗶 𝗻ë 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽ë𝗿𝗶”. – 𝗦𝗵. 𝗣𝗿𝗲𝗻ç𝗶

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular