BallinaPolitikeRama: Zgjedhjet parlamentare do jenë mes ketyre datave

Rama: Zgjedhjet parlamentare do jenë mes ketyre datave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në emisionin “Opinion” se zgjedhjet e ardhme parlamentare do të jenë në pranverë.
Kryeministri tha se teknologjia që kërkon PD-ja për votimet është e pamundur për shkak të kohës së shkurtër që palët kanë në dispozicion.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se këtë proces duhet ta kryej KQZ-ja e re dhe se PD-ja duhet të caktojë nënkryetarin e këtij Komisioni të vëzhgojë këtë proces.

Duke pasur këtë sistem teknologjik, votimi dy herë është i pamundur. Ne donim që 2019-ta, zgjedhjet lokale të shërbenin për të testuar sistemin. Problemi që kemi sot është koha. Kemi humbur shumë kohë. Kemi tre vjet e ca që presim opozitën. Nuk bëhet rregullat e lojës me molotov, por me dialog.

Ne kemi bërë edhe simulime në selinë e PS me votues dhe ajo që ne kemi marrë nga të gjitha analizat me kompanitë që e bëjnë është se nga momenti i nënshkrimit të kontratës dhe zbatimi duhet minimumi është 6 muaj. Kemi zgjedhur KQZ-në e re, e cila do të marrë korrikun. Le të themi se gara ndërkombëtare do shpallet në shtator. Duhen dy muaj, pra deri në nëntor. Ne hyjmë në vitin e ri zgjedhor kur duhet të nënshkruajmë kontratën. Jemi në pamundësi objektive. Ne na duket e pamundur objektivisht dhe teknikisht por jo të nxjerrim arsye këtë. I kemi thënë se ne jemi gati për këtë, por KQZ dhe Partia Demokratike duhet ta marrin përsipër këtë punë.

Nga pikëpamja e të gjithë përgatitjes së procesit, tenderimin është KQZ që duhet ta bëjë. Ndërsa PD të zgjedh një person vetë si nënkryetar që të merret posaçërisht me këtë. U bë teknologjia, malet tona më të larta, ne shkojmë me teknologjinë. Nuk u bë teknologjia, nuk duhet të dëgjojmë më gërr verr se ne e sabotuam”,- tha Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular