BallinaAktualitetArrestohet xhaxhai dhe nipi i kryebashkiakut rilindas, u kapën me parcela me...

Arrestohet xhaxhai dhe nipi i kryebashkiakut rilindas, u kapën me parcela me kanabis

Një aksion i policisë së Mallakastrës në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ka vënë në pranga, të afërm të kryebashkiakut të Ballshit.

Aksion i policisë është zhvilluar në fshatin Çorrush të Mallakastrës gjatë pasdites së sotme.

Gjatë kontrolleve të kryera u kapën dy parcela ku në to ishin mbjellë 35 dhe 48 fidanë kanabi sativa qe i perkasin xhaxha dhe nip, banorë të fshatit Çorrush të njësisë administrative, Kutë, bashkia Mallakastër.

Sipas burimeve të informacionit mësohet se dy të ndaluarit janë xhaxhai i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj si dhe djali i kushëririt të parë të tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale fidanët e kanabis sativas, ndërkohe që xhaxha dhe nip janë shoqëruar për në policinë e Mallakastrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular