BallinaAktualitetIna Zhupa: Veliaj, i prishi barin natyral Parkut "Rinia" dhe blen 25...

Ina Zhupa: Veliaj, i prishi barin natyral Parkut “Rinia” dhe blen 25 milionë tapet bari, veç 1 miliardë lekë për…!

Nga Ina Zhupa

Veliaj pasi i dha rreth 1 miliard lekë kompanisë klienteliste “Agi Kons” sh.p.k për ndërhyrjet në Parkun Rinia, tani harxhon edhe 25 milion lekë për blerje tapet bari me fondet publike. Kur Parku Rinia konsiderohej i veçantë për gjelbërimin natyral, i heqin 6000 metra gjelbërim dhe për këtë paguajnë privatin 1 milard lekë edhe prap këto lekë nuk i mjaftojnë privatit dhe pse e ka në kontratë por blen APR edhe 25 milion lekë tapet bari për parkun. Ne tenderin 1 miliarld lekë dhënë 1 vit më parë kompanisë klienteliste “Agi Kons” sh.p.k në bazë të kontratës kishte detyrimin që me shpenzimet e veta kompania të realizonte gjelbërimin me mbjellje natyrale në të gjithë parkun “Rinia”. Me 28 Maj 2020 , Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit institucion në varësi të Bashkisë Tiranë që administron parkun “Rinia” shpalli fitues të tenderit kompanine “Agro-Korani” sh.p.k dhe “Curri” sh.p.k për të blerë 4000 m2 tapet bari natyral me qëllim e vetëm për ti shërbyer propagandës së Erion Veliajt për inagurimin me 1 Qershor gjoja kendit të ri per fëmijë. Duket qartë që është një vjedhje dhe shpërdorim i fondeve publike, si dhe shkatërrim i mjedisit të gjelber dhe parkut natyral. Sot 5 ditë me vone gjendja në park është skandaloze dhe pse kanë harxhuar paratë tona pafund. Fotot flasin vetë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular