BallinaKryesore"Tym i Bardhë"/Arrihet marrëveshja mes palëve për reformën zgjedhore

“Tym i Bardhë”/Arrihet marrëveshja mes palëve për reformën zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për reformën zgjedhore.

keshilli politik 2

Në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë identifikim biometrik i të gjithë zgjedhësve në vendin tonë, çka do të thotë kushdo që do të shkojë të votojë, do të lërë edhe shenjën e gishtit në mënyrë që të mos ketë mundësi të votojë dy herë ose për persona të tjerë.

Palët kanë rënë dakord që depolitizimi i komisioneve zgjedhore të shtyhet.

Burime nga PD bëjnë me dije për “Panorama” se PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.

PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE. Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Mbrëmjen e shkuar, kryeministri Edi Rama konfirmoi se kanë rënë dakord për riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kryetari do të zgjidhet me konsensus ndërsa nënkryetari i përket opozitës.  Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike.

Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular