BallinaKryesoreGjesti heroik i futbollistit shqiptar, shpëton një fëmijë nga mbytja

Gjesti heroik i futbollistit shqiptar, shpëton një fëmijë nga mbytja

Shqiptari i Kosovës, Mehmet Hetemaj, që luan me klubin Seinajoki në Finlandë ka shpëtuar një djalosh 10 vjeçar nga mbytja. I riu ishte duke u fundosur në liqenin Kyrkosjarvi teksa futbollisti ka bërë një gjest heroik duke e nxjerë në kohë.

Nëna e futbollistit kishte reaguar e para per ta shpëtuar dhe kur nuk ja kishte arritur mesfushori shqiptar ishte futur duke e nxjerrë djalin nga uji.

“Ishte një ditë e bukur sot, kështu që nëna ime dhe unë kishim ardhur për të marrë rreze. Ne ishim rreth dhjetë metra larg ujit. Unë thjesht e tërhoqa atë mbi ujë me duart e mia dhe notova për pak metra derisa arrita ta prekë fundin me këmbët e mia. Teknika ime s’ishte e duhura, kështu që s’do të ishte keq të mësoja teknikën e duhur për ta shpëtuar dike” u shpreh futbollisti kosovar.

Nëna e djaloshit e ka falënderuar Hetemajn që i shpëtoi djalin nga mbytja. Futbollisti shqiptar ka lindur në Skënderaj, ndërkohë që me gjestin e sotëm mund të quhet me plot gojë një hero i vëretë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular