BallinaAktualitetKanabisi, Ademi: Kam hartën, mbillet shumë; Lleshaj: Po mora kosën do pres...

Kanabisi, Ademi: Kam hartën, mbillet shumë; Lleshaj: Po mora kosën do pres zyrtarët. Ironia e Kapexhiut…

Tre ditë pasi nga Tirana në një komunikim live me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e renditi Shkodrën në “listën e kuqe” për kultivimin e kanabisit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbriti vetë në kryeqendrën e veriut për këtë çështje dhe shumë të tjera që lidhen me sigurinë dhe sezonit turistik.

Një karikaturë* e Bujar Kapexhiut për kanabisin shkaktoi polemika mes tij dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.

Për Lleshaj kultivimi i kanabisit nuk është në përmasat që flitet, por kryebashkiakja Voltana Ademi denoncoi të kundërtën, duke i deklaruar se do ti vërë dhe në dispozicion hartën e zonave me kanabis.

Sandër Lleshaj: Karikatura e ka të lejuar të hiperbolizojë gjendjen, por nuk besoj se Shqipëria është në atë gjendje. Jo nuk besoj, nuk është në atë gjendje, po ka tentativa për ta zhytur Shqipërinë në gjendje të pakënaqshme.

Nuk është detyra e policisë të kosisë kanabis nëpër male, detyrë e policisë është të ‘kosisë’ kriminelë e zyrtarë që nuk bëjnë detyrën. Nëse unë do të dal me një kosë do të jetë një kosë që do të synojnë ‘të presë’ zyrtarë që nuk bëjnë detyrën e tyre duke nisur nga zyrtarët e policisë në zyrtarët përkatës.

Por kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi është shprehur se në këtë qytet është rritur kultivimi masiv i kanabisit.

Voltana Ademi: Unë nuk dua të jem kurrsesi pjesë e asaj kosës për të cilën ju flisni, pro dua të marr përgjegjësinë sa më takon, për parandalimin e kanabisit në Shkodër. Unë kam përgatitur një raport që do t”jua jap dhe në të gjitha njësitë administrative kemi verifikuar të gjitha zonat ku mbillet jo pak, por shumë kanabis. Unë mund t’i lexoj njësi për njësi, por meqë jemi në Velipojë, dua të theksoj dy-tre zona prioritare, ku ka masivitet të mbjelljes së kanabisit, në Mali Kolaj dhe në Ças, dhe në një nivel më dytësor, por ku ka, në Baks, Rrjollë, Reç të vjetër dhe Reç të ri. Kjo është ajo që kemi verifikuar deri më tani. 

Dua ta vë në vëmendje, se ky është një problem shumë i madh që kemi në Shkodër. Harta e rrezikut në lidhje me një vit më parë është rritur, pavarësisht se ishte një vit i përplasjes elektorale. Ky është një problem shumë i madh, pasi në disa zona ku kishte pak, kemi më shumë mbjellje, p.sh në Pult ka rritje, në Shosh nuk kemi pasur mbjellje, por tashmë është shtuar.  

Kultivimi është shtuar shumë sidomos me njësitë e tjera administrative kufitare. Në Shalë, në Nicaj, në kufi me Tropojën. Ka problem shumë të mëdha lidhur me hapjen e ngastrave të reja për kultivimin e kanabisit. Në Gur i Zi, në Mazrek, Shpor, Rrencë, Rragam ka edhe qarkullim edhe të njerëzve të panjohur. Në Dajç nuk ka rrezikshmëri, po verifikojmë Bërdicën. Ndërsa në rrethina, në Bardhanjorë që janë zona kodrinore.

Kemi disa vende ku janë hapur ngastra të reja të kultivimit të kanabisit. Unë kam kërkuar që të bashkëpunojmë, pasi nuk veprojmë dot pa u koordinuar. Administratorët vendorë duhet të dinë kush janë punonjësit e policisë që po bëjnë kontrolle.  

Ndërkohë, më herët në një video-takim me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit. Ministri Lleshaj e futi Shkodrën në hartën e zonave me rrezik për kultivimin e kanabisit.

Lleshaj: Policia duhet të angazhohet për monitorimin ajror dhe tokësor. Duhet të përdoret flota jonë e helikopterëve që kemi në dispozicon për të mbuluar të gjitha zonat që janë në risk. Sipas informacioneve që disponoj zona me risk janë ende disa qarqe të vendit si Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora ku kërkohet vëmendje maksimale pa lënë në harresë dhe qarqet e tjera si Lezha, Berati, Elbasani.

*Karikatura e përgatitur nga Bujar Kapexhiu për gazetën “Mapo”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular