BallinaKronikeMbajti djalin peng në mal, gruaja: Donte të më vriste, e kam...

Mbajti djalin peng në mal, gruaja: Donte të më vriste, e kam denoncuar dhe falur, por s’mundem më. Tani kërkoj…

Babai qe u arrestua nje dite me pare, pas kohesh qe ishte shpallur ne kerkim, teksa mbajti peng djalin per 20 muaj me radhe ne mal, ishte denoncuar nga bashkeshortja per dhune. pjimage (3)

Në nëntor të vitit 2018, Alban Buraku mësohet se ka dhunuar e tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, Lindita Buraku. Nga dhuna e ushtruar, gruaja mori lëndime në disa pjesë të trupit dhe mori mjekim në Spitalin e Rrëshenit, ndërsa rastin e dhunës e denoncoi menjëherë në Polici.

Dhunën e ushtruar nga bashkëshorti gruaja e ka bërë publike edhe në media, duke deklaruar se në vazhdimësi burri e dhunonte atë dhe fëmijët.

“Prej vitesh, nga bashkëshorti kam pasur vetëm dhunë, si unë ashtu dhe fëmijët e mi, por ngjarja e fundit ishte shumë e rëndë. Erdhi në shtëpi dhe me goditi, duke më shkaktuar fraktura në kokë, qafë e pjesë të tjera të trupit. Në këto kushte njoftova Policinë, por blutë, në vend që të vinin ta kapnin, e kishin njoftuar burrin dhe jam larguar me shpejtësi nëpër mal nga frika se edhe mund të më vriste. Kam katër fëmijë dhe i dhunonte në vazhdimësi”, ka deklaruar Lindita Buraku, teksa ndodhej e shtrirë në krevat si pasojë e dhunës së bashkëshortit.

Pas denoncimit të gruas, blutë e shpallën menjëherë në kërkim, por burri agresor arriti të arratisej, duke marrë me vete dhe fëmijën e mitur, me të cilin ka qëndruar në zonën e Kurbneshit për 20 muaj.

GRUAJA E 44-VJEÇARIT: DESHI TË MË THERTE ME THIKË

Dy vite më parë, Lindita Buraku denoncoi dhunën e bashkëshortit, Alban Buraku, që ushtronte ndaj saj dhe katër fëmijëve të mitur. Paditësja dhe 4 fëmijët gjatë kësaj periudhe kanë jetuar te prindërit e saj, ndërsa i mungonte djali i saj i vogël që ia kishte marrë ishbashkëshorti pas divorcit.

Ky i fundit, sipas vendimit të Gjykatës, kishte si detyrim të paguante një pension ushqimor prej 20 mijë lekësh në muaj për fëmijët. Po ashtu, Gjykata ka dhënë urdhër që Alban Buraku të mos i afrohej bashkëshortes së tij atë kohë. “Më goditi në kokë, në qafë, më ka hedhur në tokë. Pastaj kam njoftuar Policinë, por edhe kjo e fundit në vend që ta kapte, nuk e ka bërë dhe burri më ka ardhur sërish. Kam ikur dhe jam fshehur në pyll si kriminele. Kam vajzat, djalin 5 vjeç, kush do të kujdeset për ta. Kam tri vajza dhe një djalë. Ai më ka goditur me vegla, me çfarë të ketë në dorë, tërheq zvarrë fëmijët. Para 7 vitesh e kam denoncuar, pasi ka dashur të më vrasë me armë. Ai doli pas 3 ditësh që e mbajti Policia, erdhi duke m’u lutur. Pa bërë muajin donte të më therte me thikë. Fal një herë, fal dy, tri herë. Nuk mundem më… Kërkoj ndihmë nga shteti. Dua t’i kem mirë fëmijët…të më ruajnë fëmijët”, shprehej dy vite më parë Lindita Buraku. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular