BallinaKryesore"Rrit dozën e qetësuesve!", Bardhi i përgjigjet Ramës: Bashkimi i qytetarëve të...

“Rrit dozën e qetësuesve!”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Bashkimi i qytetarëve të ka tmerruar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhin reagon pas Tweet-it të kryeministrit Edi Rama, i cili duke iu referuar edhe një herë marrëveshjes zgjedhore të arritur mbrëmjen e djeshme, shprehej se “u vërtetua se zgjedhjet e 2017 PD nuk i humbi për shkak të marrëveshjes së parë”.

Numri dy i selisë shprehet ndër të tjera se, frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet

“Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!”, shkruan Bardhi ndër të tjera në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama bën mirë të rrisë dozëRrn e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! #ditëmëtëmira

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular