BallinaAktualitet"Serbia do ta ketë gati të ndarë...", thirrja e Zenel Hoxhës: Aleancë...

“Serbia do ta ketë gati të ndarë…”, thirrja e Zenel Hoxhës: Aleancë për shpëtimin e Dibrës nga Skavica

Një prej personaliteteve dibrane ka reaguar sa i përket lajmit të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Zenel Hoxha, me profeson ekonomistë, një prej themeluesve të PD, i cili është dhe kreu i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Britani apelon për të gjithë bashkëpatriotët e tij që të reagojnë për të ndaluar ndërtimin e Skavicës sepse sipas tij kjo do të zhdukte Dibrën e Poshtme si dhe sa i përket furnizimit me energji Shqipëria ka mjaft alternativa të tjera për të plotësuar nevojat për energji.

Statusi i Zenel Hoxhes në FB

Propozoj krijimin e Aleancës per shpetimin e Dibres poshtëme nga permbytja e liqenit të Hidrocentralit Skavica. Nese zbatohet plani mafioz i Rilindjes, ky vend i bukur Fushë-Alie, pas 4 vjetesh do te permbytet ashtu si edhe 10-ra mije hektare te tjere me luginen e Drinit te Zi. Pra Serbia lirshëm “siç po duken bathët” do ta kete gati te ndare Dibrën.
I bej thirrje bashke dibraneve te mi kudo qe jetojne, brenda dhe jashte saj, ti bashkohemi kesaj Aleance, per te shpetuar trojet e të parëve të cilat janë larë me gjak ne shekuj, per të mos ja dhene Serbise dhe okupatoreve te tjere. Ka alternativa inxhinierike per te zgjidhur çeshjen e kaskades se Drinit. Sot mungesa aktuale e energjise elektrike mund të plotesohet nga menyra te tjera si ajo diellore, era, etj.
Shperndaje!
#Dibranerrezik#JoSkavices#AleancaDibrane#proenergjisediellore#stopSkavica#
Z.H, L. më 6.6.20

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular