BallinaZgjedhje e editoritSot dalin përgjigjet e Lotarisë amerikane, si do ta mësoni në jeni...

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë amerikane, si do ta mësoni në jeni fitues

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë amerikane DV-2021, për të cilën është aplikuar nga 2 tetori 2019-5 nëntor 2019.

Përgjigjet jepen me një muaj vonesë, për shkak situatës së krijuar nga pandemia.

Në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Tiranë sqarohet pse u bë shtyrja, si do të ndikojë ajo dhe si do të veprohe nga aplikantët për të marrë përgjigjn”.

“Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020.  Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular