BallinaKryesoreAlbin Kurti paralajmëron tubim publik në Prishtinë. Ja data..

Albin Kurti paralajmëron tubim publik në Prishtinë. Ja data..

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili tashmë mund të quhet dhe lideri i partisë opozitare më të madhe në Kosovë ka paralajmëruar tubimin e parë pas rrëzimit nga qeveria.

Tubimi do të mbahet në sheshin ‘’Skënderbeu’’ të Prishtinës duke respektuar edhe distancën sociale

Sipas ish-kryeministrit, java tjetër është ‘’Java e Lëvizjes’’ që përkon dhe me 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes.

Postimi i Albin Kurtit:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta.

Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular