BallinaKronikeVdiq brenda "fabrikës së kanabisit në Angli, mesazhe prekëse për shqiptarin

Vdiq brenda “fabrikës së kanabisit në Angli, mesazhe prekëse për shqiptarin

Një shqiptar humbi jetën pas një zjarri në një ‘fabrikë kanabisi’ në Angli. Margaritis Xhindi, 43 vjeç, ngeci brenda në fabrikë kur shpërtheu zjarri, raporton gazeta Mirror.

Shërbimet e emergjencës e nxorën bashkë me një shqiptar tjetër, por Xhindi ndërroi jetë në spital. Një tjetër person, rreth 20 vjeç, ka dalë nga spitali

Gazeta e njohur britanike shkruan se kanë shpërthyer homazhet për shqiptarin e ndjerë, që dyshohet se ishte viktimë e skllavërisë njerëzore. Detektivët besojnë se të dy personat ishin trafikuar në Britani dhe shfrytëzoheshin në mënyrë kriminale nga një bandë droge.

Familja e zotit Xhindi tha se ai ishte një njeri i dashur dhe i mrekullueshëm. Sipas tyre, ai ishte një ‘baba i dashur’.

“Margaritis ishte një bir dhe vëlla i dashur si dhe një baba i mrekullueshëm i tre fëmijëve”. “Ai punonte shumë gjatë shumicës së jetës së tij për të mbajtur familjen”.

“Margaritis ka prekur zemrat e kujtdo që e njihte dhe ne jemi të shkatërruar nga lajmi tragjik,” bëri të ditur familja.

Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar më shumë detaje. Një hetues tha se vdekja ishte tragjike. “Ne po punojmë me zjarrfikësit që të kuptojmë se përse ndodhi zjarri”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular