BallinaKronikeRrufeja godet nënstacionin elektrik në Memaliaj. Në Gramsh vret 15 kokë bagëti...

Rrufeja godet nënstacionin elektrik në Memaliaj. Në Gramsh vret 15 kokë bagëti në Gramsh, shpëtojnë…

Nënstacioni elektrik në Memaliaj është goditur nga rrufeja ndërsa banorët e qytetit si dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa energji elektrike.

Nuk ka informacione nëse po punohet për rregullimin e dëmit të shkaktuar ndërkohë që në këtë zonë jetojnë mijëra banorë.

Dita e sotme është shoqëruar me reshje lokale por të furishme ku më shumë dëme ka sjellë në qytetin e Beratit, Librazhdit dhe Elbasanit, ndërsa ujërat  e dala nga kanalet dhe që formoheshin rrugëve u futën edhe nëpër biznese si lokale apo dyqane dhe banesa private.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Gramshit.

Sipas burimeve të Balkanëeb, shkrepëtima e rrufesë ka vrarë 15 kokë bagëti

Për fat të mirë nga ky incident kanë shpëtuar 4 çobanët.

Ndërkohë që Balkanweb ka sjellë edhe pamjet e para të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular