BallinaKronikeDETAJET/Plas sherri tek 9-katëshet, çiklisti godet qytetarin me biçikletë dhe më pas...

DETAJET/Plas sherri tek 9-katëshet, çiklisti godet qytetarin me biçikletë dhe më pas…

Një konflikt i çastit që ka përfunduar me një person të plagosur është regjistruar në Tiranë, tek 9-katëshet, pak minuta më parë.

Në njoftimin për media, policia bën me dije se një shtetas ka goditur me biçikletë dhe më pas është konfliktuar fizikisht me një 58-vjeçar, ku ky i fundit është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Ndërkohë çiklisti është dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme.

Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek 9 katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.

Shtetasi R.C., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular