BallinaAktualitet“Rrugët i shet si të jenë prej floriri, për të varfrit s’jep...

“Rrugët i shet si të jenë prej floriri, për të varfrit s’jep as krunde”- Shehaj publikon videon: Si gënjeu Rama për paketën e tretë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me paketën e tretë ekonomike.

Me një shënim në facebook, ku ka postuar një video të kryeministrit, Shehaj shkruan se Rama ka thënë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë, por vendosi të mos bëjë atë më pas.

“Kryeministri i luksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfrit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare”, shkruan mes të tjerash ish-deputeti.

Postimi i plotë:

Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë.

Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë.

Kryeministri i luksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfrit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës.

Kryeministri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë.

Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular