BallinaKryesoreBardhi: Rama tentoi kapjen e komisioneve zgjedhore. Tani po luan me disa...

Bardhi: Rama tentoi kapjen e komisioneve zgjedhore. Tani po luan me disa deputetë. Sistemi zgjedhor të caktohet me referendum.

Gazment Bardhi: Edi Rama tentoi kapjen e komisioneve zgjedhore. Tani po luan me disa deputetë. Sistemi zgjedhor të caktohet me referendum.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tregoi çfarë skenari fshihte Edi Rama pas një rekomandimi të tejkaluar të ODIHR-it për depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Partia Socialiste kërkonte që nëpërmjet depolitizimit të rremë të siguronte kapjen e komisioneve zgjedhore. Nuk donin depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Donin të mbushnin komisionet zgjedhore me ata individë që i kemi parë. Komisionet zgjedhore nuk kanë qenë problem për zgjedhjet. Shqetësimet reale janë rekomandimet prioritare të ODHIR, së pari shitblerja e votës për të cilën qeveria nuk ofron asnjë zgjidhje, presioni ndaj administratës publike, kërcënimi i punonjësve të administratës publike që, nëse nuk voton hapur partinë në pushtet largohen nga puna, përfshirja e krimit të organizuar në proceset zgjedhore, telefonatat që i bënte Niçja e Shijakut një drejtori në Durrës ku i kërkonte listat e punonjësve “që ti dyshon që janë votues të Partisë Demokratike që unë t’i mbledh dhe t’i shkund”. Këto janë problemet reale të zgjedhjeve që sjellin deformim të rezultatit dhe këto janë rekomandime prioritare të ODHIR. Edi Rama nuk ka vullnet per t’i zgjidhur, ndaj u kap pas një rekomandimi të 2017-ës. Depolitizimi i administratës zgjedhore është kërkesë e ODHIR në 2017-ën që është hequr në 2019-ën, pasi ODHIR konstatoi politizim të administratës shtetërore”, tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se e ashtuquajtura rezistencë e disa deputetëve kundër dakordësiaë për administratën zgjedhore është një tjetër skemë e Edi Ramës.

“Edi Rama kontrollon 89 deputetë, 89 votat e nevojshme për të miratuar Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë. Ka marrë përsipër me firmën e Damian Gjiknurit që produkti i Këshillit Politik të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim. Nëse është bërë pishman për atë që ka firmosur, është më e ndershme ta thotë se sa të bëjë teatër me disa deputetë që janë në Kuvend”, tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike theksoi se sistemin zgjedhor duhet ta vendosin qytetarët shqiptarë me referendum. “Gjykoj se në vitin 2020 do të duhet të jenë qytetarët që të vendosin se cili është sistemi zgjedhor që ata duan”. – theksoi zoti Bardhi për Mirela Milorin, në studion e ABC News.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular