BallinaAktualitetFOTO/Parashikimi i motit për javën qe vjen

FOTO/Parashikimi i motit për javën qe vjen

Java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës.

Në këtë mënyrë pothuajse e gjithë java (përjashto këtu ditën e Premte) do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervalet e herëpashershme me diell dhe afatshkurtra.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar; lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave stuhive dhe rrebeshit shoqëruar me breshër.

Reshjet me këtë intensitet do të jenë kryesisht në relievet kodrinore-malore (ultësira perëndimore reshje kryesisht të dobëta) ndërsa siç u tha edhe më lartë dita e Premte do të ketë mot me kthjellime e vranësira kalimtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular