BallinaKryesoreEksperti: Provimi i letërsisë të ribëhet, të Matematikës e kishin masakruar

Eksperti: Provimi i letërsisë të ribëhet, të Matematikës e kishin masakruar

Ish-drejtori i Arsimit Parauniversitar Fatmir Vejsiu, shpreh shumë kritika jo vetëm për testin e provimit të letërsisë së maturës këtë vit, por dhe për testin e sotëm të matematikës.

Ndërsa tek testi i letërsisë kemi devijim nga metoda, shumë defekte nga ana gramatikore në testin e matematikës kemi një thjeshtëzim deri në masakrim thotë profesori në një intervistë për Ora News.

Profesori është i mendimit se duke nisur nga dy ngjarjet qe goditen vendin, ajo e termetit por dhe e pandemise, provimet e matures nuk duhej të ishin bërë e vlerësimi të bëhej në bazë të notës.

Gjithashtu nenvizon se hartuesit e provimit të letërsisë duhet të mbajnë përgjegjësi. Madje propozin që të ribëhet provimi i letërsisë.

Fatmir Vejsiu:“Provimet e maturës nuk duhej të ishin bërë.  Se pari duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë bërë testin, pasi kanë devijuar nga rregulli e metoda dhe të ribëjnë dhe një herë. Kam shumë vërejtje dhe shumë argumente për ta hedhur poshtë si tezë, si formim, si përmbajtje, madje edhe gramatikisht me shumë defekte. Kjo tregon mungesë përgjegjësie dhe unë do thoja prerje në besë. Bëhet një test për herë të parë i kësaj forme.”

Në një intervistë për Ora News, Vejsiu tha se Qendra e Shërbimeve Arsimore është përgjegjëse për hartimin e testit, dhe se Minsitria e Arsimit ka për detyrë të ushtrojë kontrollin për cilësinë e pyetjeve.

Fatmir Vejsiu: ”Mua më vjen keq për diçka që Ministria e Arsimit merr përsipër të mbrojë tezën. Teza nuk është e Ministrisë së Arsimit, tezën e bën QSHA-ja. Njerëzit e QSHA-së duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbase Ministria e Arsimit duhet të kontrollonte fondin e pyetjeve. Ka një rregull në Maturën Shtetërore, që për çdo provim ka një formë pyetjesh që është më shumë se 10 fishi i pyetjeve që përmban një test. Nëse testi në këtë rast kishte 60 pyetje, në fondin e letërsisë, matematikës dhe lëndëve të tjera, duhet të ishin jo më pak se 600 pyetje, të ndarë sipas nivele. Në këtë kuptim, Ministria e Arsimit mund të ushtrojë kontrollin e cilësisë. Hartimi i testit është ekskluzivitet i QSHA-së dhe përgjegjësia duhet të ishte e tyre.”

Profesori shpreh dhe nje tjeter shqetesim: Ndersa testi i letërisë ka qenë gjithmonë me probleme, testi i matematikës po thjeshtësohet deri ne masakrim. Një test të tillë ai e zgjidhte për 20 minuta ndërsa një nxënës për 35-40 minuta. Ndërkohë që MAS kishte shtuar orën e provimit në 2orë e 30 minuta.

Fatmir Vejsiu: ”Të bësh 60 pyetje me nga 1 pikë, kuptohet që niveli i pyetjeve është i thjeshtë. Ka pyetje matematike që duan më shumë kohë që dhe mund të marrin 3 ose 4 pikë. Të kesh 60 pyetje, vetëm një ushtrim matematikor, kjo është ta masakrosh matematikën. Gjeometria ka pjesën e vet në një test matematike. Integralin e hoqe, trigonometrinë e hoqe, çfarë mbetet? Ngeli përqindja, zgjidhja e ekuacionit të thjeshtë të gradës së parë me një ndryshore. Kemi dy situata. Testi i letërsisë ka qenë gjithmonë me probleme. Gjithmonë ka qenë e njëjta dorë që e ka prishur. Testi i matematikës ka ardhur duke u thjeshtësuar. Kjo mund të ketë pasoja të situatës së 11 qershorit.” Ora News

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular