BallinaPolitikeFOTO-EMRI/FRPD Sarandë me drejtues të ri, çfarë tha pas zgjedhjes. Flasin Këlliçi...

FOTO-EMRI/FRPD Sarandë me drejtues të ri, çfarë tha pas zgjedhjes. Flasin Këlliçi dhe ish-kryetari Dine

Eugen Qendro është kreu i ri i FRPD në Sarandë. Lajmin e jep vetë kreu i të rinjve demokratë, Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook.

Këlliçi nuk kursen as falenderimet për ish kryetarin Jolio Dine, i cili mbajti këtë post për 6 vite.

Nga sot edhe FRPD Sarandë do të ketë një drejtues të ri. Urimet më të mira Eugen Qendros, që tashmë ngarkohet me përgjegjësinë e madhe të kryetarit të Forumit Rinor të këtij qyteti, që është një prej degëve më të mira të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Falenderime e mirënjohje për ish-kryetarin dhe mikun e çdo të riu demokrat Jolio Dine, i cili për 6 vite nuk kurseu asgjë në drejtimin e FRPD Sarandë, duke qenë përherë në ballë të çdo aksioni opozitar.

Eksperienca e Jolit dhe ekipit drejtues të FRPD, bashkuar me energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin e Genit, janë garanci për të ardhmen e sigurtë të FRPD Sarandë. Faleminderit çdo të riu që u bë pjesë e takimit të sotëm. Bashkë do ia dalim“, shkruan Këlliçi

Flet kreu i ri i FRPD Sarande Eugen Qendro

Sot mu besua nje detyre e re, madheshtore dhe ambicioze.
Detyre te cilen e mora me seriozitetin dhe pergjegjesine me te madhe,
detyre per te cilen do jap maksimumin e kohes, perkushtimit dhe perulesise time.
E kerkova kete detyre duke dashur te bashkepunoj me te rinjte dhe te rejat e qytetit te Sarandes.
Qellimi im eshte te shtri doren e bashkepunimit per cdo te ri dhe te re te qytetit tim.✌️✌️FRPD Sarande – Faqja zyrtare

Flet ish kryetari Jolio Dine

Drejtova sot mbledhjen e fundit si Kryetar i FRPD Sarande, pas 6 viteve ne kete detyre e 1 viti si N/Kryetar!

Kokelarte dhe i lumtur qe ne keto vite dhashe maksimumin tim per te lartesuar emrin e FRPD Sarande dhe besoj se te gjithe bashke ja arritem! Faleminderit dhe mirenjohje cdo bashkepunetori 🤝

Urime Kryetarit te ri, Geni Qendro!

Vazhdojme se bashku per sfida te reja dhe per me kryesoren, fitoren e afert te Partise Demokratike! ✌️

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular