BallinaAktualitet“Koronavirus edhe në Kryeministri, po mbahet e fshehur”, denoncimi: Rama, lëri planet...

“Koronavirus edhe në Kryeministri, po mbahet e fshehur”, denoncimi: Rama, lëri planet e errëta, por …

Partia Demokratike ka denoncuar sot se ne harten e koronavirusit eshte perfshire se fundi edhe Kryeministria, pas konfirmimit, sipas saj, te rasteve pozitive ne kete institucion.

Ish-deputeti Bardh Spahia, me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, shkruan se ne Kryeministri pritet te behet tamponim i gjere gjate dites se sotme.

“28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme”- shkruan ai. spahia

Denoncimi i Spahise

COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.
Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular