BallinaAktualitetRëndohet situata te Infektivi, 3 të intubuar. MSH: Mbani maskat

Rëndohet situata te Infektivi, 3 të intubuar. MSH: Mbani maskat

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka një rritje të të shtruarve në spital, si dhe përkeqësim të gjendjes së pacientëve. Kështu, gjatë 24 orëve numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 53, ku 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

“Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, njofton MSH.

Më tej, ministria iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat, duke mbajtur domosdoshmërisht maskat.

“Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim”, shton ministria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular