BallinaKryesoreShefja e Infektivit flet për rrezikun e madh dhe bën apel të...

Shefja e Infektivit flet për rrezikun e madh dhe bën apel të fortë: Shifrat po rriten, e vetmja armë që kemi është…

Kur shifrat e të prekurve me koronavirus në vend kanë kapur rekorde shqetësuese dhe numri i shtrimeve në spital ka ardhur në rritje, Shefja e Infektvit, Najada Çomo ka dalë me një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët.

Nga ambientet e jashtme në Infektivit ajo bën apel për shukë kujdes, për distancim social, kufizim të qëndrimit të ambiente publike dhe mbajtjen e maskave si e vetmja armë që kemi për t’u mbrojtur.

“Siç jeni në dijeni rastet po rriten, por ajo çka unë dua të tërheq vëmendjen është se personat e shtruar në Shërbimin Infektiv, një pjesë janë në gjendje të rënduar e një pjesë e tyre në terapi intensive”, tha Çomo.

Duke theksuar se situata është për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore, Çomo u ka drejtuar qytetarëve një lutje për të ulur në minimum frekuentimin e ambienteve publike.
“Qytetarë të nderuar është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Ne jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer, por keni një detyrim madhor, të qëndroni sa më larg nga personat e sëmurë dhe ulni në minimum frekuentimin e ambienteve publike”, tha Çomo.

Prof. Najada Çomo nënvizon se ky virus është i rrezikshëm dhe mund të transmetohet te të gjitha moshat ndaj dhe qytetarët duhet të mbrohen sa më shumë në mënyrë që të mos kemi numër të shtuar personash të prekur nga COVID19.
“Mos harroni që maska është e vetmja armë mbrojtëse që kemi. Virusi është midis jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur sa më shumë, në të kundërt do të kemi një numër të shtuar personash. Virusi nuk ka më përzgjedhje, mund të kapi çdo lloj moshe dhe nuk është vetëm mosha e tretë që preket nga ky virus, por janë moshat e reja që preken dhe sigurisht janë ata që e dërgojnë tek moshat e tjera, duke cënuar realisht shëndetin e tyre. Ju lutem kini në vëmendje që ky virus është shumë më tepër mes jush tani që vendi është hapur”, tha Çomo në videomesazhin e saj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular