BallinaAktualitetShoqata e Transportit protestë para Ministrisë: Duam vetëm punë! Nëse nuk hapemi...

Shoqata e Transportit protestë para Ministrisë: Duam vetëm punë! Nëse nuk hapemi të na paguajë qeveria

Shoqata e Transportit Publik Qytetas dhe Ndërqytetas kanë protestuar sot për disa minuta para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe më pas janë zhvendosur tek Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Punonjësit kanë kërkuar që të hapet puna ose të paguhen por jo me pagë lufte, por t’i paguhen uji, dritat, qiratë dhe kreditë.

”Duam vetëm punë, po nuk u hap të na paguajë. Kemi qira, drita, ujë, kredi. Qeveria nuk na i plotëson. Kemi shumë humbje. Vetëm punë duam. Asgjë tjetër.”- tha një protestues.

Po ashtu tek MIE ka pasur dhe prezencë Policie që ka apeluar qytetarët të largohen. Pas thirrjeve nga autoritetet punonjësit janë larguar për tek Ministria e Financave.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot gjithë strukturat policore që mos lejojnë kategorikisht asnjë tubim apo grumbullim ndryshe do ketë masa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular