BallinaKryesoreZbardhet skema si Rama kërkon të emërojë të gjithë anëtarët e KQZ-së

Zbardhet skema si Rama kërkon të emërojë të gjithë anëtarët e KQZ-së

Damian Gjiknuri, si bashkëshkryetar i Reformës Zgjedhore ka zbuluar sot se mazhoranca është komplet kundër formulës së propozuar nga opozita për formulën e emërimit të anëtarëve të KQZ-së së re.

Sipas Gjiknurit, anëtarët e kësaj KQZ-je duhet që ti emërojë vetëm Kuvendi që kontrollohet totalisht nga Edi Rama, si institucion sovran.

Në këtë mënyrë, Gjiknuri ka zbardhur skemën se si Rama do të emërojë të gjithë anëtarët e KQZ-së së re dhe duke kapur komplet reformën zgjedhore.

Në këtë mënyrë, mazhoranca i jep një shkelm tjetër marrëveshjes së arritur më herët.

Deklarata e Damian Gjiknurit:

Te nderuar kolege 

Nisur nga njoftimi juaj për mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme për KQZ qëndrimi i PS  është si me poshtë: 

1. Ne lidhje me propozimin per formulën e emërimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimmarrjes qe propozuar u shprehem kundër dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhës. E gjykojmë nje propozim jashtë marrëveshjes dhe tradites parlamentare për rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Për këtë çështje do te diskutojmë pasi te na sillni paraprakisht një propozim tjetër qe respekton faktin qe Kuvendi është sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotësojnë kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim te ri bazuar ne këto parime mund te vazhdoje ky diskutim. 

2. Për pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat janë ato përfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhës dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetëm pas këtij qartësimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhës ne çdo kohe. 

Damian Gjiknuri 

Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular