BallinaAktualitetFOTO/Ky është i riu i arrestuar për ekzekutimin e Hekuran Billës, 22-vjeçari...

FOTO/Ky është i riu i arrestuar për ekzekutimin e Hekuran Billës, 22-vjeçari nipi i …

Ky që shihni në foto është i riu që ka informuar atentatorët për ekzekutimin e 40 vjeçarit, Hekuran Billa, më 11 qershor në Komunën e Parisit në Tiranë.

foto galeri

I arrestuari është i identifikuar si Sebastiano Mali 22 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës.

Bëhet me dije se Mali është nipi i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm minimumi me 33 vite burg nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar. Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Viktor Marku, vëllai i viktimës. “Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi Sebastiano Mali. është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa”, tha policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular