BallinaKryesoreShishja e salcës në kokë të Linditës do të duket lule Besë

Shishja e salcës në kokë të Linditës do të duket lule Besë

Nga Ndriçim Mehmeti –

Pak vite më parë, studentët u ngritën në një protestë kundër ligjit të arsimit të lartë. Protesta vijoi për disa jave dhe kulmoi, me një shishe salcë në flokët e sapo rregulluar me shumë sqimë e kujdes të Ministres së Arsimit, Nikolla.

Ndonëse nuk ndërmori asnjë veprim aktiv në publik, Lindita u kujdes të diskreditonte vajzën, me çdo mënyrë të mundshme, me një hakmarrje të pa treguar nga një femër e rritur, mësuese për disa vite, kundër një studenteje. Dhe ja gjeti pikën e dobët: Studentja ishte me 5 dhe 6 dhe sipas megafonëve, zareve dhe suflerëve mediatik e opinionist të Linditës, ‘nuk kishte të drejtë të protestonte e pale më të na njolloste një zonjë grua si Lindita’.

A mësoi gjë Besa nga kjo histori?

Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë se jo. Besa jo vetëm që nuk ka mësuar gjë nga historia e Linditës, por duket se që në fillim, përkundër fshehjes pas të tjerëve, që përdori paraardhësja e saj, Shahini as që u tut fare dhe u foli açik maturantëve, me një ngërdheshje që shoqëroi gjithë ligjërimin, në video selfien e përgatitur me aq kujdes në zyrën e vet.

Fillimisht i kujtoj atyre përmes faqes së saj në Facebook, burgun, pastaj i akuzoj se janë militantë partie e në fund se ishin nxënës të dobët e mesatar. Njëlloj si Lindita, Besa ‘i vuri kufirin tek thana’, maturantëve, duke dashur ti frikësojë, që këta të fundit të mos e bezdisin në punët e mëdha me të me të cilat është okupu tash së fundi, e që i ka obligim me i kry.

Madje Besa, ishte aq vigjilente ndaj protestës, saqë kishte dalluar aty maturantë që kishin dhënë provimet para 7 a 8 vitesh e ndoshta edhe më shumë. Ja ta zëmë se ajo që thotë Besa është e vërtetë krejt. Po a kanë të drejtë qytetarët e një vendi të mbështesin një kauzë të një grupimi, që nuk ka lidhje me ta, por vetëm se e kuptojnë që kanë të drejtë? A i tha Besa maturantëve, punoni me modelet e testit, nga viti 2006 e deri më 2019?

Pra nëse programi i ish-maturantit që ishte pikasur Besa, ishte krejt i ndryshëm, përse kjo e fundit ja sugjeroi maturantëve të vitit 2020, duke i futur me fjalitë e saj në qorrsokak? Kur filluan protestat e studentëve në dimrin e vitit 2018 edhe Rama dhe Lindita i akuzuan studentët se ishin shtyrë nga partitë politike. Madje Rama ishte edhe më konkret, ku i thoshte studentëve ‘se flisni si Saliu’, që do të thotë me pak fjalë, se si gjithmonë fajin e ka Saliu, sa herë që Ramës, i vjen ndonjë shuplakë në fytyrë.

Por për të dalë vetë i larë nga revolta e studentëve, Rama bëri kurban Lindën. Menjëherë pas festimeve të Vitit të Ri 2019, të preferuarën e tij për shumë vite në politikë, e hoqi qafe pa asnjë brengë e mërzi dhe e flaku si një letër pa vlerë. Të njëjtën gjë bëri dhe Besa, nxitoi ti akuzoj se forumet rinore të partive politike, po  e ‘stërpolitizonin debatin mbi testin’.

I marrim të mirëqena pretendimet e të dyja zonjave pa zonjllëk të Ministrisë së Arsimit. Po kur një grup parlamentar lëshohet të mbroj shtesat pa leje të një kolegu të tyre, përse një maturant a student, qoftë edhe anëtar i forumeve politike opozitare nuk e paska të drejtën të protestoj për të ardhmen e tij, që i rrezikohet prej idiotësisë së Besës dhe strukturave të kalbura të arsimit që ajo menaxhon? Besa i kërkoi të ‘adresonin shqetësimet e tyre në MASR’.

Maturantët e bënë, por Besa përsëri në padijen e thellë të saj, fajin ja hodhi atyre. Nxori nga skutat më të errëta të shpellës së qeverisjes së tyre, ish-këshilltarin e Nikollës, për të mbrojtur atë që nuk mbrohej, ose siç e thotë populli, ‘për të larë m…. me shurrë’.

Ai që shkatërroi arsimin në katër vitet e para të qeverisjes së Rilindjes e që Lindita e kishte idhull dhe arkitekt të rrënimit të arsimit dhe që i hoqi maskën zonjllëkut dhe aftësive të zysh Lindës që nuk ja pamë hajrin asnjëherë, doli përsëri në rolin e vet, duke sulmuar gjithkënd, me një arrogancë të pa treguar dhe të denjë për një njeri si ai. I paditur, cinik, pervers dhe i palatuar nga pikëpamja e komunikimit human, ai dinte gjithçka, duke shoqëruar ligjërimin e tij me mohimin në gjuhën angleze, no, no, no. Pra mbrojtja më e mirë, përkundër maturantëve, Besës i erdhi nga krahu i djathtë i paraardhëses së saj.

Pse Besa dhe ata që rrethojnë, nuk ka mësuar gjë nga e kaluara dhe rrezikojnë një fund politik të paimagjinueshëm

Si Besa, duket se është gjithë rrethi i gushtë që e rrethon. Ditën e  mërkurë në datën 17 qershor 2020, një grup studentësh afrohen në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit, të depozitojnë një peticion me kërkesa shumë të drejta: Uljen e tarifës, si rezultat i ndërprerjes së mësimit pandemisë, uljen e pagesës në konvikte etj., që janë vijim i atyre shqetësimeve që janë paraqitur prej afro dy vitesh dhe që nuk kanë gjetur zgjidhje. Në vend të mirëkuptimit, ndjesës apo pranimit të zvarritjeve që i është bërë zgjidhjes së problemeve të studentëve, zëvendësministri, dikur ekspert ekonomie e pedagog, i sikterisi, duke i thënë, se ‘nuk është nevoja të demonstrojnë para ministrisë e mund të adresojnë shqetësimet e tyre me email a me letër’.

Duket se prej përvojës së Linditës, e në mënyrë të veçantë asaj të Komandantit, që sa herë e kritikon kush i gjen nga një njollë në biografi edhe  Besa me gjithë stafin e saj të ngushtë kanë mësuar shumë. Nëse maturantët i shkruajnë Besës për shqetësimet e tyre ajo ju përgjigjet: ‘kur më shkruani mua mësohuni si të drejtoheni’, kur i dëgjon thirrjet e maturantëve poshtë zyrës së vet, vrapon e shkruan së Facebook, se ‘shpifja është vepër penale që dënohet penalisht dhe këtë duhet ta mësojnë dhe të rinjtë’, kur të rinjtë  i kërkojnë që ti dëgjojë për problemet tyre, ajo i thotë, pa asnjë u skuqur e pa u zverdhur, se ‘ju kanë dërguar partitë opozitare’, kur shkruajnë në mbështetje të maturantëve bija të ish-kolegëve në qeveri të ministres dhe ish-anëtarë të kryesisë së PS-së, Besa ju thotë që ‘jeni me Lulin’.

Kohë më parë, kam shkruar se Besa ishte mjaft e tronditur nga tërmeti dhe se sjelljet e saj, tregonin një ekuilibër të brishtë psiko-emocional. Pandemia duket se e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën, gjë që duket nga qëndrimet më të fundit publike të Besës. Si kundërpërgjigje nga maturantët mori vezët, në dritaret e saj, që mund të lahen, qoftë edhe nga shirat e këtyre ditëve, në mungesë të fondit për pastrim dhe higjienizim, që Ministrisë së Arsimit, ka kohë që i mungon.

Por Besa nuk mund të lajë dot turpin, përgjegjësinë, paaftësinë, shpirtligësinë, të gjitha vetitë negative që kanë shoqëruar udhëheqësin e saj në Ministrinë e Arsimit, kostot e të cilave, do ti vuajnë maturant e vitit 2020 dhe së paku dy breza të tjerë. Është koha të kujdeset më shumë për veten dhe të bëj kujdes. Maturantë ndoshta mund t’ia falin sot por jo nesër.

Lindita ja hodhi paq për zullumet e saj, me një shishe salcë në kokë. Besës shishja e salcës do ti duket lule, nëse vijon të tallet me maturantët, studentët, akademikët dhe gjithë shoqërinë. Uroj që të mos të mos përjetoj atë momentin, kur të dëgjohen  britmat dhe ulërimat e Besës, njëlloj si mbreti Rikard, e të kërkoj një kal, asgjë më tepër, vetëm një kal që të shpëtoj kokën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular